Shkatërrohen dy grupe terroriste në Itali, arrestohen 14 xhihadistë

Shkatërrohen dy grupe terroriste në Itali, arrestohen 14 xhihadistë

Grupet terroriste të arrestuara

Policia italiane ka shkatërruar dy grupe terroriste në Itali gjate një operacioni të kryer kundër terrorizmit. Policia ka bastisur rreth 20 prona në Italinë veriore dhe Sardenja. Dy grupet terroriste ishin të bazuara në Lombardi dhe Sardenja të cilat kishin lidhje me militantët islamikë, me Frontin Nusra të lidhur me al-Kaidën.

Kryeprokurori italian  deklaroi se 11 prej të arrestuarve ishin sirianë dhe 3 marokenë. Ndaj 4 prej tyre janë ngritur akuzat për lidhje me organizatat terroriste ndërsa të tjerët për financim të terrorizmit dhe abuzim për pastrimin e parave. Ata pastronin rreth 2.4 milionë dollarë të marra nga Fronti Nusra. Hetuesit thanë se besonin se dy grupet vepronin në mënyrë autonome, ndonëse një individ duket se kishte lidhje me të dyja grupet. Të arrestuarit janë imigrantë me të drejtë banimi në Itali.

Grupet terroriste janë bërë problematike pas sulme të ndodhura në Europë dhe marrjes së jetës së disa njerëzve ndërkohë qeveritë po përpiqen të rrisin sigurinë në vendet e tyre me qëllim parandalimin e akteve terroriste.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja