Shkatërrohen qindra fidanë bliri në Tropojë, kryebashkiaku Byberi për Report TV: Puna nuk ndalet, do të zëvendësohen të gjitha

Me qindra fidanë të shkatërruar nga dora njerëzore është zgjuar mëngjesin e sotëm Bashkia e Tropojës, në aksin rrugor Cërrnicë-Bujan.

Denoncimin për këtë ngjarje të “paprecedentë” siç e ka quajtur edhe vetë ai, e ka bërë kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi i cili është shprehur për Report Tv, se personi përgjegjës për këtë ngjarje kriminale është një njeri që nuk e do Tropojën.

“Dyshoj te njerëzit që nuk e duan Tropojën!”, tha ai.

Bashkia e Tropojës me herët në aksin rrugor Cërrnicë-Bujan, ka mbjellë 6 mijë fidan bliri, prej të cilave qindra janë dëmtuar gjatë natës së djeshme.

Byberi tha se ato janë mbjellë me vetëfinancimin e Bashkisë së Tropojës në interes të komunitetit, dhe çdokush që ka kryer këtë masakër do të ndëshkohet.

“Me indinjatën më të thellë, njoftoi për opinionin publik të Tropojës dhe Shqipërisë që në Bashkinë e Tropojës janë prerë disa rrënjë bliri të mbjella nga Bashkia e Tropojës me vetëfinancimin e kësaj bashkie, me punëtorë, me mundin dhe djersën e kësaj bashkie në interes të komunitetit. Bashkia ka mbjellë 6 mijë fidan, dhe mbrëmë kemi konstatuar se janë prerë nga elementë keqbërës të paditur. Kemi bërë denoncim në organet kompetente, presim që të zbardhet kjo ngjarje kriminele.” tha ai.

Pavarësisht se qindra fidanë janë dëmtuar, në mënyrë të parikuperueshme, kryetari i Bashkisë së Tropojës, premtoi se të ato do të zëvendësohen një më një, duke shtuar se puna për Tropojën nuk do të ndalet!

“Ne do punojmë fort për Tropojën dhe tropojanët dhe nuk do të heqim dorë, do të mbillen dhe do të zëvendësohen të gjithë fidanët, shumë shpejt. Ta harrojnë ata njerëz që mendojnë se mund ti bëjnë keq Tropojës”, shprehet Byberi.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki