Policia greke ka goditur një grup greko-shqiptarë, të trafikut të drogës, duke vënë në pranga 6 shqiptarë, 4 grekë, ndërkohë që 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
 
Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 28, 33, 34, 39, 41 dhe 47 vjeç.
 
Operacioni është zhvilluar në 6 zona të Athinës, ku u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 169 kg marijuanë dhe 19 gr kokainë.
banda
konfiskim

Gjithashtu, krahas lëndës narkotike policia sekuestroi 3 pistoleta, 1 kallashnikov, 318 fishekë, disa telefona celularë si edhe 5 makina.
 

 Sipas policisë greke, grupi drejtohej nga 2 shqiptarë.


Hetimet për këtë grup zhvilloheshin prej disa muajsh dhe sipas hetuesve helenë, droga trafikohej nga Shqipëria në Greqi.

 Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)