Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali, 7 shqiptarë të arrestuar, 3 në burg! Dyshohet se paratë i pastronin në Shqipëri në ndërtim! Gjykata u sekuestron 400 mijë euro

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali, 7 shqiptarë të arrestuar, 3 në burg! Dyshohet se paratë i pastronin në Shqipëri në ndërtim! Gjykata u sekuestron 400 mijë euro

Policia italiane

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në provincat Parma, Arezzo, Grosseto dhe Romë, autoritetet italiane prangosen 8 persona, 7 shqiptarë dhe 1 italian pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar drogë dhe kanë bërë pastrim parash.

Gjyqtari hetues, bazuar në provat e gjetura nga hetimi , ka lëshuar edhe një urdhër sekuestrimi parandalues ​​prej 400 mijë eurosh, para kesh ose mjete ekuivalente, të gjetura në disponim të të dyshuarve, duke përfshirë edhe një palë të tretë. Sipas hipotezës së aktakuzës, të ardhurat e mëdha që rrjedhin nga trafiku i drogës do të ishin pastruar kryesisht në Shqipëri me investime në sektorin e pasurive të paluajtshme. Rëndësia publike e kësaj çështje sipas mediave italiane dëshmohet  edhe nga fakti se një nga tre të arrestuarit është i riu shqiptar i cili disa javë më parë pësoi një sulm me armë zjarri në Salsomaggiore, duke u qëlluar 3 herë në këmbë.

Vendimin për urdhër arrestin e ka marrë Gjykata e Parmës e cila caktoi masën e paraburgimit me për tre persona, krahas ndalimit të qëndrimit në provincën e Parmës ndaj po aq shqiptarëve dhe detyrimin e qëndrimit në provincën e Arezzo dhe Grosseto për një shtetas italian dhe një tjetër shqiptar.

Të gjithë dyshohet se janë protagonistët kryesorë të një trafiku të strukturuar droge të përhapur në të gjithë provincën e Parmës dhe rrethinat e saj. Të dyshuarit banonin dhe punonin kryesisht ndërmjet Fidenzës dhe Salsomaggiore.

Gjatë hetimeve të nisura në vitin 2018, Carabinierët e Fidenzës kishin arrestuar tre persona për përpunimin e kokainës me qëllim trafikimin, duke denoncuar disa të tjerë në liri dhe duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme kokaine.

Më në fund, ata kishin identifikuar dhe denoncuar në organet kompetente gjithsej 500 përdorues droge. Në konfirmim të mëtejshëm të akuzave karabinierët e Fidenzës kanë mbledhur elementë të dobishëm për 7000 raste të shitjes së drogës me një xhiro totale të vlerësuar në rreth një milion euro në vit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:20
U arrestua sot nga policia italiane, shqiptarit 35–vjeçar iu bë atentat 3 javë më parë! 6 plumba u qëlluan në drejtim të tij

1653585688_carabinierinotte4.jpg

Një  35-vjeçar shqiptar është prangosur sot nga karabinierët italianë pasi akuzohet për trafik droge dhe pastrim parash, por 3 javë më parë ai ishte objektiv i një atentati në zonën e Parmës.

Mbrëmjen e datës 3 maj në qendër të Salsomaggiore, në drejtim të tij u qëllua 6 herë nga një peron tjetër i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes. 3 plumbat e kapën 35-vjeçarin, kryesisht në këmbë duke shpëtuar.

Autori kishte zbritur nga një makinë dhe e ka qëlluar shqiptarin në sy të dhjetëra personave.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja