ROME- Karabinierët në Itali kanë shkatërruar një bandë italo-shqiptare, që shpërndante drogë në jug të kryeqytetit të shtetit fqinj, në Romë. Policia italiane bën të ditur se pas hetimeve disa mujore u përmbyll me sukses operacioni gjatë të cilit u proceduan dhjetë persona, gjashtë prej të cilëve janë arrestuar dhe janë dërguar në qeli dhe katër të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.
Mësohet se ndër të ndaluarit, gjashtë janë shtetas shqiptarë. Pjesë e rrjetit sipas policisë ishte edhe drejtori i postës së Pallatit ‘Madama’ një nga degët e senatit të republikës. Ndaj 53 vjecarit Orlando Ranaldi, u mor masa “arrest shtëpie" ndërsa po hetohet për pjesëmarrjen e tij në rrjetin e trafikut të lëndëve narkotike në Valmontone.
Ndër të arrestuarit rezulton se është edhe një shofer autobusi i linjës urbane, i cili mësohet të ketë përdorur edhe automjetin e shoqërisë ku punonte, për të shpërndarë drogën. Policia nuk bën të ditur identitetin e të arrestuarve të tjerë, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar lidhjet e plota të organizatës kriminale.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com