Shkatërrohet banda shqiptaro-greke
e drogës, 8 të arrestuar

Policia greke ka zhvilluar një operacion droge ku ka prangosur 8 persona mes të cilëve 4 shqiptarë dhe 4 grek të moshës 33 dhe 22 vjeç.
Grupi i trafikantëve transportonte drogën nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Grupi i trafikantëve drejtohej nga 27 vjeçar shqiptar ndërsa dy personat që e zëvendësonin ishin po shqiptar.

Gjatë kontrollit në 7 banesa u sekuestruan 105 kg e 110 gram marijuanë, 12 mijë e 302 euro, 500 lekë, 4 peshore elektronike, 26 celularë, 3 makina, 3 motorë, 1 pistoletë dhe 1 thikë.

27-vjeçari shqiptar i cilësuar si kreu i grupit, ka rezultuar i shpallur në kërkim në Greqi, për trafik droge i dënuar me 10 vjet burg për trafik droge. Gjithashtu ai ka qenë i dënuar më parë për tentativë vrasjeje.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve