Shkatërrohet grupi i hackerave
AHG, akuzohen për 130 klonime

Shkatërrohet grupi i hackerave<br />AHG, akuzohen për 130 klonime
TIRANË - Arrestohen nga Policia e Tiranës 3 persona, pasi akuzohen për klonime kartash, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim. Operacioni është bërë nga sektori i krimit ekonomik në policinë e kryeqytetit gjatë pasdites së sotme.

Të arrestuarit janë pjesëtarë të grupit të ashtuquajtur “Albanian Hackers Group”, që kryente veprimtari kriminale në fushën kompjuterike, bën të ditur Policia e Shtetit. Sipas tyre, arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar “Dark web”, që u organizua në të njëjtën kohë në rrethet Tiranё, Fier, Elbasan dhe Vlorё.

Të arrestuar janë:
Arif Hiqmet Kasa, 21 vjeç, banues në Elbasan;
Enea Agim Xhani, 18 vjeç, banues në Domje të Tiranës;
Aldo Nebi Ymeraj, 20 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu janë janё shpallur në kërkim edhe dy të mitur, me inicialet M. Sh., dhe F.H., nga 17 vjeç.

Hetimi i policisë ka zgjatur më shumë se 1 vit dhe është shtrirë në katër qarqe të vendit, Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe Fier. Në interes të hetimit janë administruar zyrtarisht fakte që lidhen me aktivitetin e paligjshëm, nga kompani ndërkombëtare të shërbimeve në Internet si “Facebook”, “PayPal”, “Gmail” etj.

Bazuar në këto hetime Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për ndërprerjen e aktivitetit kriminal të kryer prej tyre.
Në funksion të këtij hetimi më datë 12 shtator 2013 u arrestua edhe shtetasi Jurgen Masati, si pjestar i këtij grupi. Të akuzuarit si pjesëtarë të grupit të ashtuquajtur “Albanian Hackers Group” dyshohet se në bashkëpunim me njёri-tjetrin janë implikuar në disa veprimtari kriminale.

Sipas policisë, ata akuzohen për thyerje të paligjshme të faqeve elektronike të subjekteve të ndryshme shtetërore apo private dhe vjedhjen e bazave të të dhënave të administruara në këto sisteme kompjuterike, përfshirë këtu edhe ndërhyrjen në sistemin kompjuterike të disa subjekteve televizive në vend.

Gjithashtu akuzohen edhe për thyerjen dhe vjedhjen e paligjshme të të dhënave të aksesit nëpërmjet teknikave të paligjshme kompjuterike për të realizuar hyrjen e paautorizuar kompjuterike në profilet e përdoruesve të ndryshëm të rrjeteve sociale dhe kompanive të shërbimit të postës elektronike si “Facebook”, “Yahoo”, “Gmail” etj, me qëllim përfitim personal.

Vjedhjes nëpërmjet teknikës “phishing” dhe përdorimin e paligjshëm me qëllim përfitimi personal e të dhënave, të të paktёn 130 kartave bankare, të cilat janë lëshuar nga banka shqiptare dhe të huaja për klientët e tyre, duke kryer blerje në dyqane elektronike në internet, të mallrave dhe shërbimeve, bileta udhëtimi, etj. Shuma e pёrfituar nga kёto veprime arrin deri nё 12 500 euro.

Klonimin e kartave bankare duke pёrdorur pajisje artizanale pёr kryerjen e saj.

Nё momentin e arrestimit u janё sekuestruar si prova materiale:
Pistoletё e markёs TT copё 1
Lёndё e dyshuar narkotike kanabis sativa
Njёsi kompjuterike desktop 6 copё
Njёsi kompjuterike “laptop” 2 copё
Hard disk i jashtёm 1 copё
Pajisje MCR qё shёrben pёr klonimin e kartave bankare 1 copё
Lënë narkotike e dyshuar Canabis Sattiva 200 gram
Karta bankare tё dyshuara tё klonuara 10 copё
CD 120 copё
Telefona celular 8 copё
USB 3 copё

Shtetasit e lartpërmendur akuzohen pёr veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Mashtrimi kompjuterik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armёve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikёve”. Materialet nё ngarkim tё tyre ju dёrguan Prokurorisё sё Rrethit Gjyqёsor Tiranё.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik