Gjirokastër/ Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të emigrantëve, 9 në pranga, mes tyre kryekomisari! Zbulohet laboratori ku falsifikoheshin dokumentet (VIDEO)

GJIROKASTËR- Një grup kriminal që ushtronte veprimtaritë e falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit është shkatërruar nga Policia e Shtetit.

Nëntë persona kanë rënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar 'No chance'. Mes të arrestuarve është edhe kryekomisar Agim Fejzo, me detyrë Shef i Sektorit të Shërbimeve Operacionale në Policinë e Gjirokastrës.

Masa arrest shtëpie ndaj kryekomisarit është zbatuar nga AMP, ndërsa akuzohet për shpërdorim detyre. AMP ka provuar se Fejzo bashkëpunonte me këtë grup kriminal që ushtronte veprimtaritë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Ndërkohë, të arrestuarit janë 4 banues në Gjirokastër, 2 në Tepelenë, 1 në Fier e 1 në Konispol.

“Këta shtetas dyshohet se gjatë viteve 2023 dhe 2024, kanë kryer veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të falsifikimit të dokumenteve, kundrejt fitimit’", njoftoi sot policia e shtetit.

Zbulohet laboratori
Po kështu është gjetur laboratori që shërbente për falsifikimin e dokumenteve, si dhe janë sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash, automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin  për ushtrimin e veprimtarisë kriminale.  

Arrestohen 2 iranianë
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë arrestuar në flagrancë edhe 2 shtetas iranianë. 

Akuzat
Ndaj tyre Gjykata e Gjirokastrës kishte dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg për akuzat “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i formularëve, stampave dhe vulave” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione pubklike”.  

Të arrestuarit e operacionit "No Chance"
Polici Agim Fejzo
 A. H., 32 vjeç, banues në Tepelenë
 M. D., 40 vjeç, banues në Fier                     
F. P., 56 vjeç, banues në Konispol;
M. H., 40 vjeç, banues në Tepelenë;
Y. Sh., 56 vjeç, banues në Gjirokastër;
A. S., 54 vjeç, banues në Gjirokastër;
⁠J. Ç., 51 vjeçe, banuese në Gjirokastër;
N. T., 52 vjeç, banues në Gjirokastër.

9 muaj hetim
Bëhet fjalë për një hetim 9-mujor të ndjekur me metoda speciale nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:39
Bashkëpunonte me një grup kriminal për trafik emigrantësh, arrest shtëpie për kryekomisarin e Gjirokastrës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë, Kryekomisar Agim Fejzo, me detyrë Shef i Sektorit të Shërbimeve Operacionale në DVP Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”

Nga hetimet intensive disa mujore nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, u siguruan prova se punonjësi i policisë ka bashkëpunuar me një grup kriminal që ushtronte veprimtaritë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse