Shkatërrohet grupi kriminal, në
pranga 20 italianë e 7 shqiptarë

Shkatërrohet grupi kriminal, në<br />pranga 20 italianë e 7 shqiptarë
Një grup i strukturuar kriminal që merrej me tregtimin e drogës nga Hollanda drejt Shqiperise është shkatërruar nga një bashkëpunim i organizuar i policisë së shtetit me atë italiane.

27 persona me kombësi italiane dhe shqiptare janë vënë në pranga në kuadër të operacionit të quajtur "Dexter" dy prej të cilëve A.P., 32 vje dhe A.N 44 vje, janë arrestuar nga policia e shtetit në territorin e Republikës së Shqipërisë
 
Sipas hetimeve, banda shqiptaro-italiane trafikonte kokainë nga Holanda për ta shitur më pas në tregun italian. Organizata transportonte edhe kanabis nga Shqipëria drejt Italisë kryesisht asaj të veriut.

Operacioni  sipas mediave italiane është zhvilluar në qytetet, Milano, Bergamo, Brescia, Como, Monza dhe Brianza, Syracuse dhe Varese. Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në vitin 2014 e janë shtrirë në provincat e qyteteve Milano, Bergamo, Bresha, Komo, Monza e Brianza, Sirakusa e Varese.

Sipas policisë operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me strukturat italiane gjatë mëngjesit të datës 27 prill 2016

Ndërkohë më herët mediat italiane raportuan se në pranga kanë përfunduar 29 persona, nga të cilët 10 shqiptarë dhe 19 italianë, ndërsa disa të tjerë janë në arrati. Mes shtetasve italianëve të përfshirë në këtë organizatë janë edhe disa vajza. Sipas po këtyre mediave, 4 nga të kërkuarit fshihen në Shqipëri.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 10 kg kokainë, 15 kg hashash, disa armë dhe te mira materiale me vlere 10 milione euro. “La Stampa” shkruan se grupi drejtohej nga shqiptarët, ndërsa droga futej në Itali nga shoferët e kamionëve.


Njoftimi i policisë shqiptare
Policia e Shtetit arreston dy persona në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Dexter”

Policia e Shtetit ka realizuar me sukses një operacion antidrogë në bashkëpunim me policinë italiane të emërtuar “Dexter”, në kuadër të të cilit janë arrestuar gjithsej 27 persona, me kombësi italiane dhe shqiptare. 
Operacioni është zhvilluar në bashkohësi në të dy vendet gjatë mëngjesit të datës 27 prill 2016, dhe në përfundim u arrit të shkatërrohet një grup i rrezikshëm kriminal që merrej me trafikimin e tregtimin e drogave të llojit kokainë dhe hashash në Italinë e veriut  është zhvilluar në bashkohësi në të dy vendet gjatë mëngjesit të datës 27 prill 2016, dhe në përfundim u arrit të shkatërrohet një grup i rrezikshëm kriminal që merrej me trafikimin e tregtimin e drogave të llojit kokainë dhe hashash në Italinë e veriut.
Policia Italiane dhe Policia e Shtetit kanë shkëmbyer informacion në mënyrë intensive nëpërmjet   Zyrës Ndërlidhëse Interforce, e cila ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me Shërbimin Ndërkombëtar të Policisë së Shtetit dhe Shërbimet Antidrogë të Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda.
Nga ndjekja e këtyre informacioneve është bërë i mundur lokalizimi i personave me shtetësi shqiptare, të cilët ndodheshin në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe është bërë i mundur arrestimi i tyre në bazë të arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjyqësore italiane.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar shtetasit A.P., vjeç 32 dhe A.N., vjeç 44, ndërsa në total janë arrestuar 27 persona, prej të cilëve 7 shqiptarë dhe 20 shtetas italianë.
Veprimtaria hetimore në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë është në vijim në Itali, Shqipëri dhe Austri në mënyrë që të zbulohen lidhjet dhe bashkëpunëtorët e mundshëm e këtij grupi të trafikut të drogës.

Redaksia Online
(s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë