VIDEO/Shkatërrohet grupi kriminal në Tiranë, drejtohej nga një 40-vjeçare! Arrestohet me 3 bashkëpunëtorët! Sekuestrohen 6 kg kokainë e heroinë, 83.555 euro dhe 420 mijë lekë

TIRANË – Katër anëtarë të grupit kriminal që merrej me shpërndarjen e heroinës dhe kokainës në zona të ndryshme të kryeqytetit kanë rënë në prangat e policisë. Ata janë identifikuar si Brikena Frakulli, 40 vjeçe, Hortenca Biçaku, 41 vjeçe, Klevi Banushi, 20 vjeç dhe Artur Kristo, 45 vjeç.

Nga operacioni i koduar ‘Kutia e Pandorës’ janë sekuestruar 6 kilogramë heroinë e kokainë dhe 1100 doza heroinë e kokainë. Po ashtu janë sekuestruar 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e Brikena Frakullit dhe Artur Kristos, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë, përkatësisht 3 kg 891 gramë lende narkotike e dyshuar heroinë dhe 2 kg e 110 gram lëndë narkotike kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje.

Nga hetimit e kryera rezulton se këta shtetas vepronin në  formën e grupit kriminal që drejtohej nga Brikena Frakulli, e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza. Frakulli ka qenë e arrestuar për drogë edhe në nëntor të vitit 2015, së bashku me një tjetër person, të cilëve u janë gjetur 47 doza heroinë (rreth 40 gramë), gati për shitje.

Po nga hetimet është bërë e mundur që të identifikohet edhe personi që furnizonte  me sasi kokaine e heroine Brikena Frakullin por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna pasi operacioni është në vijim për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i hetimit disajavor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë e mundur grumbullimi i provave të nevojshme për pjestarë të një grupi kriminal që shpërndanin lëndë narkotike heroinë e kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:36
EMRAT/ Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal që shpërndanin heroinë dhe kokainë në zona të ndryshme të Tiranës

 

Anëtarët e grupit kriminal që u vunë në pranga pasi shpërndanin heroinë dhe kokainë në zona të ndryshme të Tiranës janë identifikuar si Brikena Frakulli, Hortenca Biçaku, Klevi Banushi dhe Artur Kristo. 

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polo: 04/02/2023 19:23

    Vetem ne Shkoder nuk ka kokainë....

    Përgjigju
  • Lal Fiku: 04/02/2023 14:06

    Nuk kane per ti pyetur deri ne fund se do dali qe drogen ja conin Lal Plehut dhe Ed'droges

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja