Shkatërrohet grupi kriminal në Shkodër, 16 në pranga! 10 gra u arrestuan në flagrancë! Organizatorja gjente punëtore nga Tirana dhe Kruja për përpunim kanabisi

Një 'shtëpi bari' në fshatin Bardhaj të Shkodrës ka çuar në pranga 16 persona ndërsa 1 është shpallur në kërkim. Një familje me 6 anëtarë dhe 10 gra punëtore janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi merreshin me përpunim kanabisi në banesën në pronësi të 31-vjeçarit Pjetër Gjoni. Ai grumbullonte bimë narkotike kanabis për përpunimin dhe përgatitjen për shitje.

Punëtoret nga Tirana, Fushë Kruja dhe Kamza që u arrestuan në flagrancë ishin punësuar nga 42-vjeçarja Danjela Hasani, e dënuar dhe 3 herë të tjera po për këtë veprimtari kriminale. Ajo gjente punëtore, kryesisht nga Tirana dhe Kruja, për të përpunuar kanabisin në Shkodër. Gjatë operacionit të koduar 'Qarku', forcat blu kanë gjetur sasi lënde narkotike në proces tharjeje dhe lëndë narkotike të thatë, me peshë totale 86 kilogramë kanabis.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 17 persona kanë kryer veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 86 kilogramë kanabis, dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkotike, 3 automjete dhe 15 aparate celulare.

Anëtarët e një familje në pranga

Në flagrancë u arrestua dhe çifti i bashkëshortëve, Zef Gjoni, 53 vjeç dhe Antoneta Gjoni 55 vjeçe, së bashku me 3 djemtë e tyre: Elvis Gjoni, 24 vjeç, Roland Gioni, 22 vjeç, Pjeter Gjoni, 31 vjeç, dhe bashkëshortja e këtij të fundit Flora Gjoni 29 vjeçe.

Djali tjetër i çiftit të bashkëshortëve, 31-vjeçari Fabion Gjoni është shpallur në kërkim.

Gratë punëtore të arrestuara

  • Drita Cuni 45 vjeçe banuese në Kamëz,
  • Dorentina Hoxha 34 vjeçe, banues në Mamurras,
  • Franga Gini 52 vjeçe banues në Kamëz, Tiranë,
  • Hurme Bafti, 47 vjeçe banuese në Kamëz, Tiranë,
  • Mimoza Hoti, 51 vjeçe banues në Kombinat, Tiranë,
  • Elida Doku 43 vjeçe banuese në Fushë Krujë,
  • Blerina Meta, 37 vjeçe banues në fshatin Larushk, Fushë-Krujë,
  • Valbona Haka, 45 vjeçe banuese në fshatin Nikel, Fushë Krujë,
  • Fatime Baftaj 53 vjeçe, banuese në Kamëz.

Policia e Shkodër bëri të ditur se operacioni “Qarku” u zhvillua përgjatë një jave. Para se të zbulohej shtëpia e barit, ishin gjetur disa parcela në Pukë, Vaun e Dejës e zona të tjera malore. Në total janë 191 kilogranë kanabis, 456 bimë kanabis dhe 24 të arrestuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:58
EMRAT/ Sekuestrimi i 86 kg kanabis në Shkodër, kush janë 16 të arrestuarit

Policia e Shkodrës ka shkatërruar një grup të prodhimit të kanabisit në Shkodër, ku në pranga kanë rënë 16 persona, mes tyre 10 gra të cilat merreshin si punëtore nga Tirana dhe Kruja për të përpunuar kanabis.

1-Zef Gjoni, 56 vjeç, banues në Bleran, Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër
2- Pjeter Gjoni, 31 vjeç banues në lagjen Bleran, fshati Bardhaj, Njësia Administrative Rethina‚ Shkodër 3- Elvis Gjoni, 24 vjeç banues në Bleran, Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër
4- Roland Gioni, 22 vjeç, banues në lagen Bleran, fshati Bardhai, Njësia Administrative Rethina, Shkodër
5- Flora Gioni 29 vjeçe banues në Bleran, Bardhaj, Shkodër
6 - Antoneta Gjoni 55 vjeçe banuese në Bleran, Bardhaj, Skodër
7- Danjela Hasani, 42 vjeçe banues ne Kombinat, Tiranë
8- Drita Cuni 45 vjeçe banues në Kamëz
9-Dorentina Hoxha 34 vjeçe banues në Mamurras
10- Franga Gini 52 vjeçe banues në Kamëz, Tiranë
11- Hurme Bafti, 47 vjeçe banuese në Kamëz, Tiranë
12- Mimoza Hoti, 51 vjeçe banues në Kombinat, Tiranë
13- Elida Doku 43 vjeçe banuese në Fushë Krujë
14- Blerina Meta, 37 vjeçe banues në fshatin Larushk, Fushë-Kruje, Krujë
15- Valbona Haka, 45 vjeçe banuese ne fshatin Nikel, Fushë-Krujë
16- Fatime Baftaj 53 vjeçe banues në Kamëz
17- Fabion Gjoni 31 vjeç ( i shpallur në kërkim) i dyshuar si i përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/10/2022 23:23

    Ato punetoret vendosjuni nga nje gjobe e nje paralajmerim dhe liroini,nevoja i ka detyruar jo qejfi.Sa per ate Danjela Hasanin 3 here e denuar dhe akoma livadhis! Mos vadhe do t'i jepni /arrest shtepie/ thjesht pse eshte femer? Kjo jo vetem duhet te rrije ne burg,por duhet te beje denimin e plote,pa gjykim te shkurtuar,bile t'i rritet denimi.3 here dhe nuk ka vene mend!

    Përgjigju
  • Afrim: 13/10/2022 17:04

    Liku zv drejtori me kollaro eshte hajdut xhepash dhe do vete 5 gram kokaine ne dite. Llogarit se clufte do bej ai ndaj krimit te organizuar! Meren me grat qe kan dal per 10 mij lek per buk. Turp e faqa e zeze! Police maskarenj!

    Përgjigju
  • Hamdi shurrani: 13/10/2022 16:15

    O Fjore ik se le name. As per polic te dera nuk ke lidhje. Je pak me mire se grupi çiftelija. Selamun alejkum

    Përgjigju
  • Alb: 13/10/2022 13:39

    Mush bugjete ma zi se ne koh te PPSH.

    Përgjigju
  • Tani: 13/10/2022 10:06

    Gra qe duan te ushqejne femijet, futini ne burg dhe gjyshet i beni 20

    Përgjigju
  • Hahahahahhaah: 13/10/2022 09:51

    O ca policie qesherake ! Kapin disa fshatar me ca hashash shtojn mumrin kot e te gjjith dalin per nje jav nga burgu. Po ato vrasjet ne shkoder ca ndodhi ????? A u kap kushhhh ????? Apo disa fshatar te shkret me pak hashash beni buj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë