Një grup i shpërndarjes së kokainës dhe heroinës është goditur në Rumani. Tetë persona akuzohen se kanë sjellë në Rumani një ngarkesë prej 12 kilogramësh kokainë dhe heroinë. Për të transportuar drogën, anëtarët e grupit kriminal, përdornin makina të regjistruara në emër të të moshuarve.
Sipas policisë, kreu i grupit që shpërndante drogëra të forta të ardhura nga Shqipëria dhe Holanda, është një shqiptar i cili drejtonte trafikun e drogës drejt Italisë, Spanjës dhe Rumanisë. Lënda narkotike fshihej në kroskotin e makinës, nën sedilje ose në zonën e frenave të dorës.
Krerët e rrjetit kriminal udhëtonin me aeroplanë ndërsa droga transportohej nga anëtarë të grupit kriminal. Autoritetet raportojnë se vetëm një kilogramë i drogërave të forta, mund të kushtonte deri në 100 mijë euro.