SELANIK- Katër shqiptarë dhe një grek kanë rënë në prangat e policisë pas goditje së një grupi që trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Greqisë.Sipas mediave greke të arrestuarit të cilët u kapën në Selanik janë të moshave nga 19-49 vjeç. Mes shqiptarëve të arrestuar është edhe kreu i banës, shqiptari 41-vjeçar.

Ndërsa vijon të mbetet në kërkim një tjetër anëtar i kësaj bande.

Gjatë operacionit janë sekuestruar:

-9 kg 145 gram marijuanë

-6 kg 306 gram heroinë

-94 gram kokainë

-2 kg 180 gram përzierës

-1 pistolete me krehër me 7 fishekë

-5 fishekë

-1 peshore

-4500 euro

-Disa celularë