Shkatërrohet në Spanjë grup kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës! 5 prej tyre shqiptar, një spanjoll! Më shumë se 160 kg lëndë narkotike e sekuestruar, armë e para

Shkatërrohet në Spanjë grup kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës! 5 prej tyre shqiptar, një spanjoll! Më shumë se 160 kg lëndë narkotike e sekuestruar, armë e para

Një pjesë nga lënda narkotike, armët dhe paratë e sekustruara

SPANJË- Operacioni policor i Spanjës, i koduar “Romina” ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal, me anëtarë shqiptarë dhe me bazë në Granada. Aktiviteti i grupit kriminal kishte të bënte me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Gjashtë persona janë arrestuar, pesë prej tyre shqiptarë dhe një spanjoll. Agjentët e policisë kanë kryer katër kontrolle në shtëpitë dhe fermat ku vepronte banda, ku si rezulata janë gjetur më shumë se 11,000 euro, 160 kilogramë marjuanë, 10 kilogramë polen hashash, 350 bimë marjuanë, një pushkë “AK-47”, e konsideruar si armë lufte e armë të ndryshme të së njëjtës natyrë dhe municione dhe një pistoletë me tre karikues dhe një silenciator, si dhe gjashtë automjete. Të arrestuarit i janë dorëzuar tashmë organit gjyqësor, i cili ka urdhëruar futjen në burg të tre prej tyre.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja