Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Greqi, i gjendet marjuanë brenda bagazhit të taksisë, arrestohet 48-vjeçari shqiptar! Në pranga dhe 2 grekë  

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Greqi, i gjendet marjuanë brenda bagazhit të taksisë, arrestohet 48-vjeçari shqiptar! Në pranga dhe 2 grekë  

Foto ilustruese

GREQI- Policia greke ka shkatërruar një rrjet trafiku droge me kamion dhe taksi pas një operacioni antidrogë në Atikë, ku si rezultat kanë rënë në pranga një taksist 48-vjeçar shqiptar, një tregtar 31-vjeçar dhe një 26-vjeçare greke.

Kur oficerët e policisë po kryenin kontroll në zonën e Nea Smyrni gjetën  24 kg e 400 gramë marijuanë në bagazhin e makinës së taksistit shqiptar. Ndërsa gjatë kontrollit një zonë tjetër, në Neo Heraklion, në pjesën e pasme të një furgoni i, i cili drejtohej nga 31-vjeçar grek dhe ishte i ngarkuar me fruta dhe perime, oficerët gjetën 40 pako me 48 kg e 900 gram marijuanë.

Sasia e sekuestruar e drogës në tregun e pa ligjshëm, nëse do të shitej do të sillte deri në 700 mijë euro.

Të dy u vunë pranga dhe u bënë kontrolle në banesat e tyre, në një magazinë dhe gjithashtu në mjetet e transportit të arrestuarve, janë gjetur dhe sekuestruar në total:

8 gram kokainë, disa  pako najloni që përmbanin 2 kilogramë e 800 gram kanabis të përpunuar dhe 40 kilogramë e 190 gram kanabis të papërpunuar, 3 cigare me marjuanë, 3 peshore elektronike precize, 1050 euro, 10 celularë.

Taksisti 48-vejçari shqiptar dhe tregtari 31-vjeçari grek u vunë në pranga, ndërsa hetimet vazhdojnë nëse ka persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate