Një rrjet trafikantësh droge është goditur nga policia në Spanjë, që merrej me kultivimin e kanabisit. Policia ka arrestuar 20 persona të përfshirë, midis tyre edhe shqiptarë, ndërsa janë sekuestruar afro 4000 bimë kanabis.
Policia ka shkatërruar 11 plantacione me kanabis që kultivoheshin në magazina apo në shtëpi bari në jug-perëndim të Barcelonës. Në total nga hetimet u arrestuan 20 persona. Grupi kriminal drejtohej nga dy burra të cilët punësonin njerëz për kultivimin e kanabisit të ardhur enkas nga Shqipëria. Anëtarët e tjerë të organizatës ishin përgjegjës për logjistikën dhe paketimin e drogës së prodhuar. Rrjeti kishte edhe një elektricist.
Afro 4000 bimë u sekuestruan së bashku me 12 kg marijuanë të tharë të përgatitur për shpërndarje. 20 trafikantët e arrestuar dolën para gjykatës më 2 mars dhe gjyqtari vendosi në paraburgim shtatë prej tyre, ndërsa të tjerët u lanë të lirë me kusht në pritje të gjykimit të çështjes.