Shkatërrohet rrjeti i vaksinave false kundër COVID, sekuestrohen mijëra doza në Kinë dhe Afrikë të Jugut, 83 të arrestuar

Te sekuestruara nga policia

Shkatërrohet një rrjet i vaksinave false kundër COVID! Policia në Kinë dhe Afrikën e Jugut ka sekuestruar mijëra doza të vaksinave fakse kundër COVID-19 dhe ka bërë dhjetëra arrestime, raporton Interpol.

Në Kinë, policia bëri 80 arrestime në një fabrikë që pretendohet se bënte vaksinë false. Gjatë kontrolleve në këtë fabrikë u ku u gjetën të paktën 3,000 doza.

Tre shtetas kinezë dhe një zambian u arrestuan në një depo në Gauteng, Afrika e Jugut, ku u zbuluan ampula që përmbajnë 2400 doza, raporton bbc.

Në deklaratën e së mërkurës, Interpol tha se po merrte gjithashtu raporte rreth sasive të tjera të rreme të vaksinave.

Duke njoftuar shkatërrimin e rrjetit të dyshuar të vaksinave të rreme, Interpol theksoi se asnjë vaksinë e aprovuar nuk ishte "aktualisht në dispozicion për shitje në internet".

Pandemia COVID-19 ka marrë më shumë se 2.5 milionë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar gati 115 milionë njerëz, sipas një vlerësimi të Universitetit Johns Hopkins.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A do të shkoni të votoni në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Tentoi të përplaste me makinë çiftin e bashkëshortëve, Taulant Mekollari i dënuar më parë për trafik droge! Sherri nisi për parakalim të gabuar