Shkatërrohet sera e drogës me
llampa elektrike në Gjirokastër 

Shkatërrohet sera e drogës me<br />llampa elektrike në Gjirokastër 
Policia e Gjirokastrës ka shkatërruar sot një serrë në të cilën kultivoheshin lëndë narkotike, të llojit cannabis sattiva, përmes llampave elektrike.

droge gjirokaster

Sipas uniformave blu, bëhet e ditur se, në këtë serrë janë asgjësuar 350 bimë narkotike, ndërkohë që është arrestuar edhe kultivuesi i tyre Muzafer Mamo,  56 vjeç nga Lazarati.

droge gjirokaster

Serra e kultivuar është konstatuar në zonën “Industriale” të qytetit të Gjirokastrës, në një magazinë të vjetër në të cilën kultivohej bimë narkotike me anë të llapmave elektrike.

droge gjirokaster
Magazina e vjetër që ka një sipërfaqe prej 70 m2  ishte në pronësi të tij dhe ai e kishte përshtatur si serë  me sistem ngrohje me llampa elektrike, ku bimët varionin  me lartësi nga 25 cm  deri 40 cm.

droge gjirokaster

Menjëherë pas konstatimit, ekspertët e policisë i kanë asgjësuar me anë të djegies, ndërsa pajisjet elektrike që shërbenin për ngrohje janë sekuestruar.

droge gjirokaster
FOTO

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime në të gjithë territorin, si parashikohet moti sot

Kthjellime në të gjithë territorin, si parashikohet moti sot