Zaptoi, shkatërroi plazhin në Drymades dhe vuri 4 çadra pa leje! Gjobitet 2 mln lekë (PAMJET)

HIMARE-Dy milionë lekë është gjobitur një subjekt privat në zonën e plazhit të Drymadës, pasi akuzohet se ka bërë ndërhyrje të paligjshme në hapësirën bregdetare duke hedhur gurë të mëdhenj, mbeturina dhe inerte. Report Tv sjell pamjet nga zaptimi dhe shkatërrimi që ka bërë Artur Bubeqi 44 vjeç, që kishte ndërhyrë duke vendosur edhe 4 çadra diellore personale të vendosura pa leje nga bashkia.

Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal në ngarkim të 44-vjeçarit për veprat penale "Shpërdorimi i pronës" dhe "Përdorimi i tokës", përpos gjobës 2 mln lekë. IKMT pezulloi çdo lloj punimi. Policia e Shtetit u bën thirrje gjithë subjekteve që të tregojnë kujdes maksimal në sjelljen me pronën publike dhe mjedisin e përbashkët.

Kjo është gjoba e dytë që vendoset nga policia e shtetit pas rastit të Rrogozhinës, ku u vendos masë administrative kundër firmës që e kishte mbushur bregun e lumit Shkumbin me plehra duke e kthyer në një landfill të hapur në natyrë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 23/05/2020 14:49

    Thyjani brinjet ketij horrit te Drimadhes qe na qenka pronar i bregut te detit se ky do u beje zbor qytetareve, duhet te jet ndonje tip Perbindeshi si Sali Lushe kundertanku.

    Përgjigju
  • Artur: 23/05/2020 07:42

    Artur Bubeqi e ka emrin, pashaj I Drymades. Atje do I beni plazhet sivjet prap.

    Përgjigju
    • toni: 27/06/2020 16:43

      cam m..i ptu rrac e keqe

  • A. N.: 23/05/2020 00:28

    Po ne Drymade ska ngelur as nje cope shkemb pa u zaptuar e betonizuar e ketu flasin per 4 cadra.

    Përgjigju
  • Bjeruni: 22/05/2020 20:37

    Thyejeni ne mes kafsherine ndryshe nuk behet ky vend. Kush ua la plazhin nena apo baba?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'