SHKB arreston 4 policë e 1 shtetas
akuzohen për mitmarrje e favore

SHKODER - Abuzimi me detyrën dhe mitmarrja kundrejt favoreve për qytetarët ka vënë në pranga të policisë 4 efektivë police dhe një shtetas. Arrestimet janë kryer nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Policisë së shtetit në bashkëpunim dhe me policinë e qarkut Tiranë.

Arrestimet e kryera prej mbrëmjes së djeshme janë në vijueshmëri të pastrimit të strukturave të policisë nga efektivë të inkriminuar, ndërkaq një burim nga SHKB për A1 REPORT!  konfirmoi se operacioni është ende në vijueshmëri ndërsa pritet të arrestohen dhe disa efektivë të tjerë të cilët prej kohësh janë në përgjim për shpërdorim detyre.

TE ARRESTUARIT
- Inspektori i Policisë Rrugore Haki Xhemal Xhixha, i datëlindjes 07.07.1964, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.
- Inspektori i Policisë Rrugore, Naim Xhemal Dani, i datëlindjes 07.07.1968, lindur në Mabë-Lezhë dhe banues në qytetin e Lezhës.
- Arben Sabit Sinani i datëlindjes, 02.12.1969, me detyrën Përgjegjës në Qendrën e Shkëmbimit të Informacionit, pranë Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Emigracionin, Shkodër, për veprën penale të “Korupsionit pasiv të personit që ushtron funksione publike“, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259-25, i Kodit Penal
- Adrik Habib Selami, i datëlindjes 14.04.1974, me detyrën operatore në Stacionin e Policise Kufitare dhe Emigracionit Muriqan, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25, i Kodit Penal

Artan Xhemal Tafa, i datëlindjes 16.10.1976, me detyrë nënoficer në Repartin Komando–Zall Her, Tiranë, për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1,2 të Kodit Penal.

"Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shumave në lekë siguronin dokumenta fiktive të hyrjeve të automjeteve në pikën kufitare të Muriqanit, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore. Strukturat e hetimit të ShKB, vazhdojnë hetimet e mëtejshme për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këto veprimtari të kundraligjshme."-thuhet në njoftimin e policisë.

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve