Janë riatdhesuar ditën e sotme 50 shtetas shqiptarë që kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen.

Rreth orës 15.00 në Rinas kanë mbërritur shtetasit e kthyer nga Franca, përmes një fluturimi të përbashkët me charter organizuar nga autoritetet Franceze dhe agjensia Frontex.
 
Të gjithë shtetasit e kthyer sot , janë penalizuar për 5 vjet mos të udhëtojnë drejt vendeve të hapsirës Shengen.
 
Operacioni i riatdhesimit u zhvillua  nga Policia e Shtetit Shqiptar, përkatësisht strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit, në bashkëpunim me agjensitë ligjzbatuese Franceze dhe FRONTEX.
 
Në bordin e avionit ishte  dhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit me qëllim monitorimin e respektimit të të drejtave të shtetasve që  u riatdhesuan si dhe  në përbërje të eskortës kishte dhe një mjek e një psikolog.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)