SELITË (TIRANË) - Një 14- vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me kabllin elektrik. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një shkollë në Selitë, ku ka humbur jetën shtetasi me inicialet A.L. Mësohet se kablli elektrik ishte i këputur, si pasojë e një defekti të mëparshëm. Situata rreth ngjarjes është ende e paqartë, ndërsa policia mësohet se ka shkuar në vëndngjarje, ku pritet të zbardhe plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë.

(aq/shqiptarja.com)