Pas sanksioneve amerikane kundër armatimeve ruse, Kina shprehu indinjatën e saj. Uashingtoni njoftoi dje në mbrëmje se kishte sanksionuar për herë të parë një entitet të huaj për blerjen e armëve ruse, më saktë bëhet fjalë për një njësi të ushtrisë kineze, që ka blerë avionë luftarakë dhe raketa tokë-ajër.

Sipas Kinës zyrtare, ky gjest i SHBA-së shkel rëndë parimet themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ky gjest i SHBA-së shkel rëndë parimet themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe dëmton seriozisht marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ushtrive të tyre.

Geng Shuang,  zëdhënësi i diplomacisë kineze

Ne i bëjmë thirrje fuqishëm SHBA-së të korrigjojë menjëherë këtë gabim dhe të tërheqë të ashtuquajturat sanksione. Përndryshe SHBA-ja duhet të paguajë pasojat 

Geng Shuang