Shkelën rregullat anti-COVID/ Gjobiten 2 lokale në Krujë dhe në Durrës! Nga ceremonia mortore te festat

Shkelën rregullat anti-COVID/ Gjobiten 2 lokale në Krujë dhe në Durrës! Nga ceremonia mortore te festat

Foto ilustruese

4 subjekte, 2 në Durrës dhe 2 në Krujë janë gjobitur pasi kanë shkelur masat anti-COVID, duke organizuar festa dhe ceremoni mortore.

Në Krujë ka marrë gjobë subjekti në pronësi të shtetasit  S. RR., në fshatin Larushk, dhe subjektin në pronësi të shtetasit A. F., në Arrmeras, pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatuan duke organizuar ceremoni mortore.

Gjithashtu në Durrës, janë ndëshkuar subjekti në pronësi të shtetasit K. P., i cili gjatë kontrollit u konstatua i hapur, jashtë orarit të përcaktuar për mbylljen e subjekteve.

Në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, subjekti me menaxher shtetasin  M. K., i cili me rastin e festave kishte organizuar një event, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Njoftimi i policisë:

Ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë, 2 subjekte në Krujë dhe 2 në Durrës, pasi u konstatuan në kundërshtim me Aktin Normativ.

Stukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë gjatë 24 orëve të fundit, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secilin, 2 subjekte në Krujë:

•Subjektin në pronësi të shtetasit  S. RR., në fshatin Larushk, Krujë dhe subjektin në pronësi të shtetasit A. F., në Arrmeras, Krujë, pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatuan duke organizuar ceremoni mortore.

Gjithashtu në Durrës, janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 subjekte:

•Subjekti në pronësi të shtetasit K. P., i cili gjatë kontrollit u konstatua i hapur, jashtë orarit të përcaktuar për mbylljen e subjekteve.

•Në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, subjekti me menaxher shtetasin  M. K., i cili me rastin e festave kishte organizuar një event, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Ndërkohë janë sekuestruar kamerat në këtë subjekt, për të bërë të mundur identifikimin e personave pjesëmarrës në këtë event, të cilët do të ndëshkohen me masë administative për thyerjen e masave të mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!