31 shqiptar janë riatdhesuar mbrëmjen e djeshme në aeroportin "Nënë Tereza" nga Franca dhe Belgjika pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Schengen. 

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të plotësojnë kriteret e lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Europian.

Edhe një herë Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos aplikojnë për azil, pasi asnjë kërkesë qoftë politike apo ekonomike nuk pranohet sipas tyre.

Policia e Shtetit shqiptar ka marrë të gjitha masat në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar për të forcuar, mbikqyrur dhe parandaluar tentativat për azil, duke vënë përpara ligjit shkelësit.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com