Në më pak se tre ditë, janë arrestuar 20 persona për drejtim mjeti pa patentW janë bllokuar 32 mjete për mungesë dokumentacion dhe gjoba të pashlyera si dhe janë hequr 224 leje drejtimi.
Sipas Ministrisë së Brendshme në terren janë disa njësi lëvizëse të grupeve Task Forcë.
Në tre ditë policia bën me dije se janë vendosur 2530 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, një burim i rezervuar nga komisariati Rrugor në Tiranë tha për A1Report se në 2 javët e para të Tetorit janë 14 patenta të hequra politikanëve shqiptar për tejkalim shpejtësie dhe mos respektim semafori të kuq.