ELBASAN – Policia Rrugore ka gjobitur 11 automjete, me nga 3000 mijë lekë të rinj, pasi kishin shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan.
Shkelja nga ana e shofërevë është dokumentuar nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ku duken se si 11 automjetet nuk respektojnë sinjalistikën rrugore horizontale.
“Sektori i Policisë Rrugore ka kryer verifikimet dhe ka vënë masën administrative 3 000 lekë të rinj për secilin automjet, bazuar në pikën 2, neni 144, të Kodit Rrugor, i cili sanksionon mosrespektimin e sinjalistikës rrugore horizontale”,- njofton policia.