Bollino: Shkelën vijën e kuqe, uragani i SHBA mbi Lulin e Monikën

Bollino: Shkelën vijën e kuqe, uragani i SHBA mbi Lulin e Monikën

Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha

Në më pak se 96 orë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi morën 8 dënime nga komuniteti ndërkombëtar: një rekord që tremb edhe një ujk të vjetër të politikës si Sali Berisha, të cilit gjatë puçit të 14 shtatorit 1998 i mjaftoi një telefonatë e vetme nga ambasadorja amerikane Marisa Lino për ta degdisur në fund të një liste të zezë diplomatike, nga e cila, shkallë pas shkalle, arriti të dalë vetëm 7 vjet më pas. Pas tentativës së dështuar për të sulmuar selinë e Kryeministrisë gjatë protestës së 16 shkurtit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe OSBE e akuzuan opozitën për dhunë të patolerueshme ndaj pronës publike, duke vlerësuar lart reagimin e Policisë: një mesazh shumë i qartë, i cili në fakt lejoi pak orë më vonë arrestimin e 16 demonstruesve të dhunshëm, çka nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Basha, i pazoti që të lexojë mes rreshtash paralajmërimin diplomatik, vendosi të shkojë edhe më tej, duke kapërcyer një vijë të kuqe të pakalueshme: të digjen mandatet parlamentare.

Një lëvizje e dëshpëruar, që nuk ka precedent në asnjë demokraci moderne, ku mund të ndodhë që të japë dorëheqjen qeveria, por kurrë opozita. Që nga dita e hënë, zëdhënësja e Bashkimit Evropian dënoi pa lëkundje këtë vendim, por ka qenë reagimi i ambasadës amerikane e ditës së martë ai që e shkatërroi planin kërcënues të Lulit dhe Monikës. Pasi u konsultua me Departamentin e Shtetit, më 19.00 fiks në Tiranë (ora 13.00 në Uashington) mbërrin deklarata zyrtare e ambasadës së Shteteve të Bashkuara: “Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament, minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme”.

Vlerësimi i një “qeverisjeje të përgjegjshme”, konsideruar nga Departamenti i Shtetit si një rezultat i arritur që duhet të ruhet, tingëllon si një përgënjeshtrim publik i përkufizimit si narko-qeveri, mbi të cilin ka bazuar retorika e opozitës aksionin e saj, dhe si një mbështetje e hapur për Edi Ramën. Por duke kuptuar se as Luli dhe as Monika nuk janë më në gjendje të dëgjojnë, ambasada i kapërcen ata, duke iu drejtuar drejtpërsëdrejti deputetëve të tyre: “Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë.Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin t’u shërbeni”.

Mesazhi është krejtësisht identik me atë që, në vigjilje të votimit të reformës gjyqësore, kur sërish Basha dhe Berisha bënin teka duke kërcënuar se nuk do ta votonin në seancë, ambasadori Donald Lu i thirri një nga një deputetët e opozitës dhe u shpjegoi në mënyrën amerikane pasojat personale të atij gjesti. Parimi në demokraci është që çdo deputet përgjigjet personalisht për veprimet e tij, kështu që ftesa për të mos iu bindur urdhërave të partisë edhe sot është një përmendje e qartë e përgjegjësive personale të parlamentarëve. Nëse Marisa Lino hapi listën e zezë vetëm për Berishën dhe ndonjë prej bashkëpunëtorëve të tij, këtë radhë në listën e zezë amerikane rrezikojnë të përfundojnë dy grupe të tëra parlamentare.

Me vendimin për të djegur mandatet, Lulzim Basha i hyri sërish zbatimit të një plani të lënë përgjysmë në prag të zgjedhjeve të 2017-ës. Edhe atëhere, nga cadra, provoi të përmbyste tavolinën për të shmangur me çdo kusht ndeshjen elektorale. Pa mundur të digjte mandatet e një parlamenti tashmë në përfundim, kërcënoi me bojkotimin e kutive të votimit nëse nuk do të krijohej një qeveri teknike e përshtatshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për çudi, Rama pranoi, por siç ishte parashikuar, sërish Basha humbi. Tani që po afrohen zgjedhjet vendore, Basha provon sërish dhe, për të shmangur rrezikun e një disfate të katërt elektorale, që do të vinte në dyshim rolin e tij në krye të PD-së, luajti kartën e dëshpëruar të sabotimit total.

Të djegësh mandatet në fakt nuk do të thotë vetëm të braktisësh punimet e Parlamentit (çka në fakt opozita po e bën prej shumë muajsh) dhe të mos marrësh pjesë në zgjedhjet vendore, por do të thotë të tentosh të përmbysësh bazat e demokracisë. Do të thotë të zbrazësh vetë kuptimin e zgjedhjeve pasi, nëse fiton shantazhi i tij, nga nesër e tutje cilado forcë politike që humb në votime do të kishte të drejtën legjitime të digjte mandatet e veta parlamentare, duke e lënë vendin në mëshirë të anarkisë. Do të thotë të tentosh nëpërmjet shantazhit t’i imponosh shumicës kushtet dhe rregullat e vendosura nga pakica dhe kjo është e papranueshme për çdo shtet modern. Në vitin 1998 Berisha tentoi puçin dukë përdorur tanket, 21 vjet më pas Basha e provon përsëri duke përdorur shantazhin institucional. Tani që plani u zbulua, mbetet vetëm të kuptohet se në ç’mënyrë dhe cili do të zgjedhë të tërhiqet.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 20/02/2019 23:00

    Ke te drejte, gjithe kete shkrim qe e ke e bere, sigurisht qe e ke konsultuar me paradhome e rames, me endri fugen. do ishte me mire te flisje per italine, ku arrestohe prinderit e ish kryeinsitrit per mashtrime e falsifikime te bera ne 2010, kurse ti be shqiperi mbron hajdution rama qe eshte kape me presh ne dore. e di qe nuk e botoni, sepse jam i bindur shumica e komenteve kane qene kunder, por i9 keni filtru vec ato qe e lepijne karlon. te fala

    Përgjigju
    • Ta rrasi: 21/02/2019 09:58

      Beni, Bolsheviku i zellshen dhe i vogel, ke shume te drejte, "fajin" na e kane ambasadoret imperialiste qe e kane rrethuar "liderin tone shpirteror" dhe duan te keqen e atdheut. Bashke me PD, je perfaqsuesi me mire i mentalitetit bolshevik edhe pse kujton se je i djathte. Te te rroje PD o Shoku komunist.

  • Raqi: 20/02/2019 16:36

    Respekte Carlo Bollino

    Përgjigju
  • ETHEM LALAJ: 20/02/2019 15:25

    BRAVO BOLINO.JE SHQIPTAR I VERTET ME MEND NE KOKE.TE KAM LEXUARE E DEGJUARE GJITHMON.BESOI PO ÇUDIDESH ME AVENTURAT E BERISHIZMIT SI FRYME E RRYME QE KA INFEKTUAR KETE VEND NE 28 VITE. -TE NDOQA NE OPEN ME SHEHIN E PD,I CILI KA NGRENE HELME ME SALIN,NDAJ DO FLASI SI DIKTON AI.NDRYSHE SHKOJNE SI AZEM HAJDARI E KO. -SB ESHTE I VENDOSUR NE RRUGEN E TIJ..TE MBAJ VENDIN NE DESTABILIZIM E JASHTE BE. -AI KA FRIK NGA REFORMA NE DREJTESI DHE NDAJ I BEN PRESION EDHE ND/KOMBRTAREVE QE DREJTESIA E RE TE MOS VEPROI MBI TE E FAMILJEN E TIJ TE KORRUPTUARE. -LULI VETEM ZBATON URDHERAT E TIJ DHE SHPRESON PER NDONJE MARVESHJE TJETER ME RAMEN.TE PAKTEN TE MOS I PRISHI 4 DHOMAT E NDERTUARA PA LEJE NE KATIN E 13 KU KA PENGUAR BANORET E PALLATIT. -DHE SALIU SHPRESON PER NDONJE VRASJE TJETER SI NE 98 KU TE TIJET VRAN A.HAJDARIN DHE ME ARKIVOL NE KRAHE DETYRUAN F.NANON TJA MBATHE NE MAQEDONI. -DESHTIMI I 16 SHKURTIT E KAN MARROSUR SALIN,LULIN,MONIKEN,METEN E KO,NDAJ DO TE SYNOJNE QE TE DERDHIN GJAK,KU SALIU E THOT QARTE SE "RAMA DO PLUMBIN BALLIT".DHE DREJTESIA JONE E DEGJENERUARE HESHTE.HESHT SE JANE BEKUAR PREJ SB NE KURSIN 6 MUJOR TE PLEPAVE DHE MANDEJ JANE PAISUR ME DIPLLOMA JURISTI NE UNIVERSITETET FANTAZME TE NGRITURA NGA AI. -SALIU ESHTE BETUARE QE NE 2013 KUR HUMBI PUSHTETIN SE"DO TE BIE PD NE PUSHTET SEZBEN ME TE GJITHA MJETET DERI SA PD TE SHUHET VEC MEJE.." DHE ERDHI KOHA QE AI PO VEPRON SI I ÇMENDUR DUKE MARRE NE QAF PD DHE VENDIN. -DUHET TE BEJ TE QART SE SB NUK MUND TE IKI PAQSISHT PA NDERHYRJEN E ATYRE QE E PRUN NE PUSHTET NE 1992.DHE NJERI PREJ TYRE-RAMIZ ALIA NUK ESHTE ME.TE TJERET NUK KAN ME FUQI NDAJ TIJ OSE NUK DUAN,PASI KY KA "DETYRA" TE TJERA NE KETE VEND.AI KA SUNDUARE E SUNDON PER 28 VITE DHE RAMA TASHME PO PUNON E LUFTON I RRETHUARE NGA:PD+LSI,DREJTESIA E KAPUR 90 % NGA SALISTET,MEDJET 100 % KUNDER,DUKE PATUR VETEM ERTV..! -POR KM RAMA KA ME VETE POPULLIN E MAJT 95%,SHBA+BE PER REFORMAT E BERA E NXJERRJEN E VENDIT NGA KRIZA QE E LA SALIU NE 2013 DUKE SHPRESUAR TE SKENARI GREK. -DORZIMI MANDATEVE NGA OPOZITA ESHTE VET-VRASJE PER SB,LB,MK,IM.DHE DO ISHTE MIRE PER REFORMIMIN E PD PA SALINE E LULIN PA DIPLLOM I EMRUAR NGA SB ME VJEDHJE VOTASH EDHE NE PD. -KM RAMA DUHET TE VAZHDOJ PARA SI I VOTUARI MADH E TE MOS BEJE ME MARVESHJE PAQTIMI E KOCESIONI PER KTO FIGURA TE DISKREDITUARA BOTERISHT,KU ME LOBIME RUSE E VIDIO BABALE E KAN VET-NXIRE FYTYREN E TYRE.FLM

    Përgjigju
  • Meta: 20/02/2019 15:03

    Keta I kane nenshtetesite,Basha ne Hollande.Monika ne Beograd. meta me shume te meta.

    Përgjigju
  • erjon: 20/02/2019 12:54

    Me gjen 100% dakort. Por fajin e ka kush lejoj qe te hipte prap ne politik sali Berisha mbas asaj gjeje qe i beri Shqiperis ne 97- ten. Ai duhej me vendim te pa diskutushem te largohej nga politika per jet.

    Përgjigju
  • Daniel: 20/02/2019 12:46

    Me vjen keq per njerzit qe mendojne se e vetmja zgjillje eshte djegja e mandateve Fundja nuk do i plas as Lulit as Monikes as Sales se ne c’gjendje te mjerushme do bie shqipria, ata nuk duan tja dine nese shqipria i hap negociatat apo jo se cdonjeri prej tyre e kan Pasaporten Diplomatike dhe sju intereson hapja e negocjatave thjeshte duan te hypin vet ne pushtet per te fshehur krimet e tyre, Shqiperia Europiane nuk ju intereson

    Përgjigju
  • Shkodra: 20/02/2019 11:14

    Bravo Bollino

    Përgjigju
  • Shqiptar: 20/02/2019 09:48

    Me shqip nuk mund te thuhet, Carlo je Shqiptar i vertet. Nuk mjafton vetem ku ke lindur por sa vertet ben per kete vend.

    Përgjigju
  • Partizani: 20/02/2019 09:46

    Z.Bollino si une dhe nje pjes e mire e Shqiptarve, jemi totalisht tr zhgenjyer nga njerzit qe jane vet zgjedhur per te kryer politikat ne parlament. Ju sugjeroj te krijoni nje parti politike dhe sinqerisht do ju mbeshtesim.

    Përgjigju
  • E**A**: 20/02/2019 08:42

    PD ka qenë si një kënetë që e zgjeron shtratin vetëm në mot të keq, është kthyer në një pellg me ujë të ndenjur, pak e nga pak po thahet dhe tkurret nga rrezet e diellit, procesi është i pashmangshëm.

    Përgjigju
  • anna: 20/02/2019 07:14

    Z/CARLO BOLLINO BRAVO

    Përgjigju
  • Halili: 20/02/2019 01:26

    Po z. Bolino, i goditur artikulli. Nje urra te forte. Mgjt sic dhe thote i madhi, legjendari i paperseritshmi Edvrroma, "qente le te lehin...". Disa hyjne ne ate kategori, te qenit, disa ne te zagarit.

    Përgjigju
  • Tir: 20/02/2019 00:52

    Ju nfoqa be debatin me Dash rakia (Shehin) dhe tani qe po lexoj kete shkrim vertet emocionohem, se Bollino gjithmone del me shqiptar se vete ne. Nje bravo te madhe dhe mbaresi ne familje e pune

    Përgjigju
  • CaBone: 19/02/2019 23:40

    Gjithmon respekte Z. Bollino. Njerzimi paska shum probleme me te verteten sot ne ket dit. Edhe jeta po na e tregon se sa me te drejr e te vertet jemi aq me shum ngelemi pa shok e miq. Por kjo do te thot qe problemi eshte me ata qe jan Ku...rva Carlo, no me ata qe flasin te verteten. Respekte

    Përgjigju
  • Giuliano a Limone sul Garda: 19/02/2019 23:16

    Complimenti Dott.Bollino!Siete un esempio d'eccellenza,e non solo il Direttore e il Giornalista veritiero e professionale..,ma anche tra i Migliori Cittadini Albanesi!E da vero un onore!Grazie 1000 per tutto quel che lei fa in nome della Albania!

    Përgjigju
  • Vicidoli: 19/02/2019 23:02

    Vec Berisha nuk pyet si kall Evropin dhe Ameriken ai kall tan shqipnin asht burre kulle

    Përgjigju
    • decatur: 20/02/2019 02:04

      Berisha burr m*ti asht

  • Popull: 19/02/2019 22:42

    Faleminderit Carlo Bollino.

    Përgjigju
  • Rruqja: 19/02/2019 22:39

    Simbas hallit qe kane kane vepru tamam .se si thoni far kta koka te kombit te dhkojn ne burg .jo re jo de kto jane Opozita e SHKATRRUAR QE PERBEHET NGA SHUME KOKA TE KOMBIT .2 DALI DHAMPIRI .2 MEDI BARUTI CFAROSES .3 NARD KOQJA .4 DASHI MARINOZ .5 IDRIZ BYTH LEVIZURI .6 MALAVITA DUKE .E SHIKONI O VLLEZER KTO QENRA QE PO MBAJN PENG SHQIPERINE PER HALLET E TYRE .

    Përgjigju
  • pa fjal!: 19/02/2019 22:22

    Llumi i shoqeris shqiptare...ku jemi katandisur...vendosin keta kriminela per te ardhmen e femijve tane...Shqiperi zeza c'te paska gjetur,nuk tu ndan tradhetret qe mbase i denon zoti se ligj skemi ne qecti denoj..respekte Karlo

    Përgjigju
  • Gazetari: 19/02/2019 22:04

    Karlo mos u merzit nga disa palo shqiptar si Dash Shehu qe bezdisen nga nje mik si ti kur ua plas ne fyryre te verteten. Ne cdo situate te veshtire shqiptare ti na ke hapur syte. Ju pershendes nga Roma

    Përgjigju
  • Populli: 19/02/2019 21:44

    Vetem Burgu I qeteson keta bandite

    Përgjigju
    • Sandri: 20/02/2019 18:32

      Respekt zBollino, me vjen shume keq per vendin time, qe ka kaq injoranc, shpellari nisi avjonet dhe bombardoji jugun, vrau 4 veta vodhi leket e popullit dhe prap nje pjes e popullit vazhdojne dhe e mbeshtesin. Sdi si tja veshe emrin vece njerez te trashe.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë