Të paktën 13 persona, përfshirë gra dhe një fëmijë, janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në jug të Libanit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Përshkallëzimi i dhunës vjen pavarësisht një armëpushimi të zgjatur tre-javor midis Izraelit dhe grupit militant Hezbollah. Ky i fundit tha sot se kishte shënjestruar forcat dhe mjetet ushtarake izraelite në jug të Libanit.
Ndërkohë ushtria izraelite konfirmoi se një ushtar i saj u vra në përleshjet e fundit, duke e çuar në 17 numrin e viktimave ushtarake që nga fillimi i marsit.
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmjetësuar zgjatjen e armëpushimit pas bisedimeve mes zyrtarëve izraelitë dhe libanezë në Uashington, takime të rralla mes dy vendeve që nuk kanë marrëdhënie diplomatike.
Megjithatë, armëpushimi ka ndalur kryesisht sulmet në kryeqytetin Beirut, ndërsa luftimet në jug kanë vazhduar me intensitet, përfshirë bombardime ajrore dhe urdhra të përsëritura për evakuim.
Lajmi kryesor:
Media: Teherani po ul prodhimin e naftës! Trump në Kongres: Armiqësitë me Iranin kanë përfunduar! Por nga Teherani: E mundshme rifillimi i luftës










