Kryebashkiaku demokrat i Pogradecit, Edmond Kapri, duket se e ka pasur të vështirë të kapërdijë mbështetjen e banorëve të këtij qyteti për PS.

Në mitingun elektoral të socialistëve, Kapri ka nxjerrë në dritaren e zyrës së tij flamurin e PD si një shenjë revolte e tij për zhgënjimin që pogradecarët kanë treguar ndaj punës së bërë prej kryebashkiakut demokrat. 
flamuri i pd
(Flamuri i PD ne Bashkine e Pogradeci)

Megjithatë ky gjest nuk i ka shqetësuar aspak socialistët dhe simpatizantët e shumtë në miting që kanë vijuar aktivitetin pa i dhënë shumë rëndësi këtij veprimi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com