Shkelet protokolli, Berisha në pritjen
e Nishanit për presidentin Barroso

Shkelet protokolli, Berisha në pritjen<br />e Nishanit për presidentin Barroso
TIRANE- Në kundërshtim me protokollin e Presidencës për pritjet zyrtare, Presidenti Bujar Nishani, ka ftuar ish-kryeministrin Sali Berisha në ceremoninë e dekorimit të presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso. Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm drejtues të lartë të vendit, kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta, ministrat Ditmir Bushati dhe Klajda Gjosha, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, si dhe drejtues të institucioneve të pavarura dhe Kushtetuese.
 
Por ajo që binte në sy ishte prania e Berishës, pasi nuk dihet se me çfarë statusi është në këtë ceremoni nga Presidenti Nishani. Nëse do të jetë ftuar në statusin e një ish-kryeministri, atëherë me të drejtë do të mendonim se aty duhet të ishin të pranishëm edhe ish-kryeministra të tjerë të vendit.
 
Por as në statusin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, nuk mund të ishte i ftuar Sali Berisha në këtë ceremoni.
 
Po kështu, Berisha nuk drejton asnjë nga Komisionet parlamentare në Kuvend, apo institucionet, ndërsa të ftuarit e tjerë ose ishin drejtues të Komisioneve Parlamentare, ose të institucioneve të pavarura dhe Kushtetuese në vend.
 
Madje, ish-kryeministri Berisha është përpjekur të bëhet personazh gjatë ceremonisë, pasi në disa raste është përgjigjur në vend të Nishanit, kur ai pyetej nga presidenti i KE-së Jose Manuel Barosso.
 
Një tjetër çështje e diskutuar ditës e sotme ka qenë prezenca e Berishës në sallën e Kuvendit të mbajtur sot për presidentin e KE, Barroso, pasi ish-kryeministri ishte penalizuar për të mos hyrë 10 ditë në Kuvend.

rama, berisha
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç