Pas paralajmërimeve, Policia Bashkiake ka nisur vendosjen e gjobave për furgonët e mallrave që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit. Siç mund ta shikoni në këto foto, mjetit që po transportonte mallra në orët e para të mëngjesit i është vendosur një gjobë prej 10 mijë lekë të reja nga Policia Bashkiake. Vendimi i kryebashkiaku Veliaj parashikon që nga ora 06.00-09.00 dhe nga ora 16.00-20.00 ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të transportit të mallrave, kjo për të lehtësuar trafikun gjatë ditëse vecanërisht në mëngjes, kur fëmijët nxitojnë për në shkollë.

Qarkullimi i automjeteve në Tiranë prej datës 14 shtator është si më poshtë:
-Kufizim 24 orë i mjeteve në brendësi të unazës së vogël përveç veturave, urgjencave, zjarrfikësit dhe autobusëve urban.
-Nga ora 06.00-09.00 dhe 16.00- 20.00 ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të transportit të mallrave.
- Nga 6.00-20.00 ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 3.5 ton (në Unazën e mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në rrugët Sulejman Delvina, Abdyl Frashëri, Ismail Qemali, Elbasanit dhe Blv Bajram Curri).
- Nga ora 6.00-20.00 ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 18 ton (në brendësi të unazës së madhe të qytetit, si dhe në akset kryesore hyrëse në të).
- Nga ora 6.00-20.00 ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme deri në 25 ton (në akset kryesore hyrëse në qytet).
- Nga ora 20.00 - 06.00 subjektet tregtare mund të kryejnë veprimtarinë e tyre furnizuese.
/Shqiptarja.com