Shkeli rregullat e konkurencës, gjobë rekord për Alibaba

Shkeli rregullat e konkurencës, gjobë rekord për Alibaba

Kompania kineze e shitjeve online Alibaba, është gjobitur me një shumë rekord prej 2.75 miliardë dollarësh. Rregullatorët kinez deklaruan se shkak për këtë gjobë ishte abuzimi me pozicionin e tij dominues në treg për disa vjet.

Në një deklaratë, kompania tha se e pranon vendimin dhe do ta respektojë atë ndërkohë që analistët thonë se gjoba tregon që Kina synon të lëvizë kundër platformave të internetit.

Megjithëse nuk njihet shumë jashtë Kinës, brenda vendit Alibaba është një gjigant shitjesh online. Kompania është Amazon-i i Kinës dhe shitjet me pakicë janë aktiviteti i saj kryesor por puna e saj është përhapur në pagesa dixhitale, kredi. Gjoba arrin në 4% të të ardhurave të Alibaba në 2019.

Rregullatorët thonë se Alibaba kufizoi konkurrencën duke ndaluar disa shitës të përdorin platforma të tjera. Gjoba është goditja e fundit ndaj kompanisë që erdhi pas deklaratave të bashkëthemeluesit të saj, Jack Ma,  ku theksoi se ata po mbytnin inovacionin. Jack Ma është i njohur si një nga sipërmarrësit më të suksesshëm të vendit.

Muajin e kaluar 12 kompani u gjobitën për marrëveshje që shkelnin rregullat anti-monopol. Kompanitë përfshinin Tencent, Baidu, Didi Chuxing, SoftBank dhe një firmë të mbështetur nga ByteDance.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale