Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën ndaj kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci dhe 6 të pandehurve të tjerë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera kryer në bashkëpunim.
Shkak u bë mungesa e dy prej avokatëve ndërsa seanca e radhës u la për më datën 20 maj. Vetë Beci nuk mori pjesë në gjyq, por kishte dërguar avokatin e tij mbrojtës.
Sipas SPAK, Beci akuzohet se ka shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019, me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”, me vlerë 96.5 milionë lekë.
Hetimi ka nisur pas referimit të akteve nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), pas sekuestrimit të celularëve në banesën e Evis Berberit.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente









