Abuzime me donacionet, me tenderat, blerje pa fatura tatimore. Janë këto disa prej shkeljeve ligjore të konstatuara nga një auditim i kryer nga Ministria e Financave në Ambasadën tonë në Turqi vitin e shkuar.
Report TV ka zbardhur konkluzionet e auditimit, të kryer për periudhën 2013-2016, periudhë gjatë së cilës ambasador ka qenë Genci Muçaj.
Sipas raportit të Ministrisë, Ambasada Shqiptare në Ankara nuk ka menaxhuar me përgjegjshmëri fondet nga sponsorizimet nga donatorë të ndryshëm për festën kombëtare dhe për Qendrën e Kulturës Shqiptare në Ankara për këto tre vite. Nuk janë zbatuar procedurat ligjore dhe nënligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik për blerjet për mallra, shërbime apo punë të ndryshme.
Pagesat janë kryer kryesisht me arkë dhe pjesërisht me bankë, ndërkohë që në mandat pagesat e arkës nuk ka nënshkruar personi që ka tërhequr paratë.
Aktivet e Ambasadës dhe të Qendrës së Kulturës Shqiptare nuk janë regjistruar në regjistrin kontabël të aktiveve që ka në administrim Ambasada si dhe nuk dokumentohet lëvizja e tyre.
Raporti zbulon se janë kryer blerje në Shqipëri pa fatura tatimore, me dëm ekonomik shumën 1,848.6 lira turke dhe 4,210 euro. Konstatohen gjithashtu mungesa të pajisjeve në Qendrën e Kulturës Shqiptare, me dëm ekonomik në shumën 1,170 lira turke.
Auditi i Ministrisë së Financave thekson se janë përdorur fondet e sponsorizimeve për nevoja të Ambasadës, jashtë destinacionit të sponsorizimeve dhe pa miratim të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Grupi i inspektimit ka rekomanduar zhdëmtimin e shumave, si dhe ka vendosur 6 masa për subjektet e inspektuara.
Aktualisht Ambasador në Turqi është Gent Gazheli, i cili e mori detyrën vitin e shkuar nga Genci Mucaj.
Raporti pas auditimit të kryer nga Ministria e Financave në Ambasadën tonë në Turqi vitin e shkuarRedaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2404
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44