Shkelje gjatë numërimit të votave? Celibashi: Kemi të gjitha pamjet filmike, nxisim prokurorinë të hetojë!

TIRANË- Kryekomisineri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë të gjitha rastet e shkeljeve gjatë procesit të numërimit.

Në një konferencë për mediat pasi ishte bërë fakt rezultati i zgjedhjeve, Celibashi u shpreh se KQZ ka të gjitha pamjet filmike nga të gjitha qendrat e numërimit, nisur edhe nga fakti që disa kandidatë kanë shprehur shqetësim për deformim të votës nga komisionerët.

Kemi pamjet filmike të plota për të 92 qendrat e numërimit. Besoj se këto pamje do të ndihmojnë shumë prokurorinë mbi fenomene të tilla dhe mbi fenomene të tjera që janë kundërshtim me ligjim. Ka pasur shqetësime, në pikëpamje të ligjit nuk mund ti konsideroj si ankimime ndoshta është në vlerësimin e subjektet se në çfarë forme zgjedhin që të shprehin shqetësimet.

Shqetësime ka pasur nga kandidatë të mbështetur nga zgjedhësit. Edhe personalisht dhe si komisioner do t’i inkurajoja të kishte hetime të thelluara për raste të tilla. Si duket në veshët e këtyre komisionerëve nuk është lexuar si duhet Kodi Penal“, tha Celibashi.

Ai ka pasur edhe një mesazh për numëruesit, në një kohë që ka nisur numërimi i votave për kandidatët, ku afati për nxjerrjen e rezultatit është deri në fund të kësaj jave.

“Për sa i përket numërimit të votave për kandidatët KQZ ka marrë të gjitha masat që të mos shndërrohet në pazar elektoral. Çdo komisioner do të ketë ndëshkime penale për të gjitha ata që do të tjetërsojnë votat. KQZ ka filmimet të të gjitha qendrat e numërimit dhe ne do t’ua japim të gjitha partive që më pas t’u jepen kandidatëve. Kushdo kandidat që nuk do të marrë pamjet nga partia, mund t’i tërheq në KQZ. Në mos të gabojmë kam thënë se brenda një jave nga nxjerrja e rezultateve për partitë politike. Besoj se brenda javës ne do të kemi edhe kandidatët fitues. Të paktën për fazën e parë, unë mendoj se praktikisht objektivin e kemi arritur. Por na mungojnë dhe 270 qendra votimi dhe besoj se do i kemi brenda orës 00:00 të ditës së sotme”, tha Celibashi.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren