Shtyhet për në 9 shtator seanca paraprake për kalimin ose jo për gjykim të dosjes në ngarkim të kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai dhe 14 zyrtarëve të bashkisë dhe ARRSH-së, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë dhe shpërdorim detyre. Shkak u bë mosnjoftimi i palëve.

Dosja lidhet me tre procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2020, me një vlerë totale mbi 30 milionë euro, ku sipas SPAK, fondet limit dhe kriteret e tenderëve janë hartuar nga vetë kompania fituese, "A&E Engineering". Hetimet kanë zbuluar se fondi limit për lotin e dytë të rrugës Korçë-Ersekë u fry me mbi 590 milionë lekë (rreth 6 milionë euro), ndërsa kompania u favorizua edhe në procedurën e supervizimit të punimeve.

Përveç këtij tenderi, në dosje përfshihet edhe një procedurë për ndërtimin e një ujësjellësi në Kolonjë, ku SPAK pretendon se dokumentacioni dhe kriteret e garës janë përgatitur sipas kërkesave të kompanisë fituese dhe janë miratuar nga zyrtarët e Bashkisë Kolonjë.

Të pandehurit
Erion Isai                        Kreu i bashkisë Kolonjë          
Eljona Mydini                 Ish zv. Kryetare e Bashkisë Kolonjë
Erjon Cenko                   Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Engjëll Dine                   Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Ermal Zylfo                   Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Armand Tafil                  Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Muharrem Tartari.        Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Shpëtim Liço.                  Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Ergys Verdho                  Ish kreu i ARRSH
Erald Elezi                      Ish drejtor në ARRSH
Genti Raça                      Përgjegjës preventivi në ARRSH
Donikë Shehu                 Ish specialiste në ARRSH
Klarita Konomi.      Ish specialiste në ARRSH
Nikollaq Mihali.       Specialisti në ARRSH
Erdit Salillari.         Përgjegjës sektori në ARRSH

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë