Ministrja e Drejtësisë dhe njëkohësisht Etilda Gjonaj doli këtë të mërkurë në një deklaratë për shtyp ku foli në lidhje me shkeljet që janë konstatuar gjatë kësaj jave në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, të Durrësit për të cilët është vendosur shkarkimi nga detyra për 6 zyrtarë.
Në raportimin javor Koordinatorja kombëtare e antikorrupsionit, Etilda Gjonaj bëri të ditur se mbi bazën e verifikimeve të bëra janë konstatuar problemeve në hipotekën e Durrësit.
Gjonaj, gjatë fjalës së mbajtur bëri të ditur se Zyra e Hipotekës vendore në Durrës, gjatë kontrolleve të ushtruara për ta reformuar rrënjësisht këtë zyrë regjistrimi, ka rezultuar që nuk është administruar siç duhet në faza të ndryshme nga specialistët e kësaj zyre, sa i përket shërbimit publik .
"Zyra vendore e Pasurive të Paluajtshme ashtu si edhe të gjitha institucionet e tjera e zyrat e tjera shtetërore, ku ofrohen shërbime publike për qytetarët kanë qenë dhe do të jnë në qëndër të kontrolleve për zbatimin e ligjshmërisë. Nga ana tjetër ne jemi të vendosur t'i shkojmë jemi te vendosur t'i shkojme deri në fund çdo denoncimi, duke hetuar në mënyrë të detajuar çdo praktike të dyshimtë dhe duke marrë masat përkatëse për çdo punonjës që vepron në shkelje me detyrën, çdo lloj denoncimi deri në fund, në janë kryer kontrolle adminstritave. Në muajin janar për shkelje në detyre është shkarkuar nga detyra regjistruesi i zyrës vendore të Durrësit.Task Force ka ushtruar kontroll tjetër në këtë zyrë dhe nga praktikat e monitoruara rezultojnë aplikime të trajtuara jashtë afateve, sistemi online nuk pasqyron situatën aktuale, është gjendur se ai nuk është administruar dhe përdorur në të gjitha fazat e tij dhe nuk është vepruar në përputhje me kërkesat për arkivimin e teknikave në zyrat e Hipotekës duke bërë referenca të shërbimeve të paarkivuara e duke sjellë pasoja në origjinën e pasurisë.Bazuar nga gjëndjet e këtij kontrolli nga Drejtoria e Task-forcës janë marrë masat për largimin nga puna të 6 specialistë të zyrës dhe vërejtje më shkrim për 10 të tjerë jurisë dhe hartografë, duke e çuar në total në 31 masa të marra.
Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë
Ky hap vjen pasi shkarkimit nga detyra në muajin janar të drejtorit të Zyrës vendore të Hipotekës së Durrësit, Irdjan Iljazaj, të akuzuar për shkelje të detyrës gjatë ushtrimit të funksionit publik për Zyrën e Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës.