Gjykata e Posaçme ka shpallur dënimin për gjashtë zyrtarë të bashkisë Divjakë për shkelje të barazisë në tendera, me vlerë 1 mln euro.

Konkretisht bëhet fjalë për Dorjan Spahon, Sara Xhepën (Doko), Roklejd Malkon, Fatos Veliun, Elbareta Nishicën dhe Vojsava Leçinin.

Për Spahon, Xhepën dhe Malkon, gjykata vendosi fillimisht dënimin me nga 1 vit burg që me gjykim të shkurtuar zbret në 8 muaj. Më pas ky dënim është konvertuar në 120 orë shërbim prove për secilin që duhet të kryhet brenda 6 muajve.

I njëjtë ka qenë dënimi me burg edhe për Veliun, Nishicën e Leçinin, por janë lënë në liri me kusht për 16 muaj dhe heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vjet.

Dënimet
Dorjan Spaho 120 orë shërbim prove
Sara Xhepa 120 orë shërbim prove
Roklejd Malko 120 orë shërbim prove
Fatos Veliu liri me kusht për 16 muaj, i hiqet për 5 vjet e drejta e ushtrimit të funksioneve publike
Elbareta Nishica liri me kusht për 16 muaj, i hiqet për 5 vjet e drejta e ushtrimit të funksioneve publike
Vojsava Leçini liri me kusht për 16 muaj, i hiqet për 5 vjet e drejta e ushtrimit të funksioneve publike

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.