Ashpërsimi i masave për respektimin e normave të qarkullimit rrugor ka sjellë për pasojë heqjen e pikëve si dhe pezullimin e patentave për një numër të madh drejtuesish mjetesh.
Shkëlqim Gruda, Kreu i Departamentit të Drejtuesve të Mjeteve, pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor, thotë se deri tani u janë zbritur pikët nga patentat 12,700 shoferëve, ndërkohë që janë bllokuar 139 patenta.
Gruda thotë se të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilëve u janë zbritur pikët deri në zero, apo u janë pezulluar patentat nga policia, duhet t’i nënshtrohen një testi të ri për rimarrjen e tyre.
Gruda thotë se nga 1 janari 2017 do të hyjnë në fuqi patentat e reja për drejtuesit e mjeteve. Ndërkohë që patentat e vjetra do të jenë të vlefshme deri në afatin e caktuar të lëshimit e tyre, pa pasur nevojë të rinovohen.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO