Shkëlqim Hajdari: Partitë të heqin dorë nga politika e ping-pongut! Sot përfaqësues të OSBE po bëjnë takime, do ketë zhvillime këto kohë

Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari tha se klasa politike në Shqipëri duhet të heq dorë njëherë e mirë nga politika e ping-pongut pasi vendi po humbet shumë. I ftuar në emisionin "Repolitix", Hajdari u shpreh se edhe sot shoqëria shqiptarë nuk është e emancipuar pasi vijon të flasë për emra dhe jo për principe dhe ide. Hajdari tha se pritet që mbrëmja e sotme të sjellë zhvillime të reja në politike, pasi sipas tij përfaqësues të OSBE po zhvillojnë takime.

Hajdari tha se Basha duhet të reagojë dhe të sjellë në këshillin politik draft me propozime.

"Më vjen keq qe kemi vetëm një propozim nga PS. Opozita parlamentare duhet të flasë me një zë të bashkuar. Publiku do përfaqësim të drejtpërdrejtë dhe garanci që vota e tij do të numërohet realisht dhe me ndryshimet që bëmë i lamë komisionet po politike. Politika shqiptare duhet t'i iki politikës së ping-pongut se kjo na ka marrë më qafë dhe ne jemi buzë një gremine shumë të madhe, po na ikën elita dhe rinia nga Shqipëria. Ne flasim për njerëz ça do Lulzimi, ça do kryeministri, ne nuk flasim për principe, nuk kemi një shoqëri të emancipuar. Përfaqësuesit kanë qenë në vështirësi. Çfarë bën opozita e madhe? Bën retorikë apo do ja çojnë me letër këto çështjet. Opozita kryesore që do listat 100 %, a do t'i çojë me shkrim? PS nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje vetëm. Betejën për koalicionet siç ishin, e ka humbur. Kjo mazhorancë ka sjellë referenca. Jemi në kohë. Sonte do të ketë zhvillime interesante. Ka takime me përfaqësues të  OSBE-në me sa di un", tha Hajdari.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Korupsioni: 22/09/2020 23:57

    Kur u be konstitucionalist ky me sholle nate? Apo ja ka dhene fundjava ndryshe kete titull duke pastruar leket e korupsionit te ketij dhe miqeve te ketij llumi.

    Përgjigju
    • ermal: 23/09/2020 08:14

      Ku e keni gjetur kete kryehajdut bythlepiresin e Bamirt Topit, edhe cunat servila lango, qe sla gje pa bere te Tirana ta bente djalin sportist, edhe ate te voglin, edhe eshte bere drejtues ky qe ishte me PDDDDDDDDDDDDDDDDDDDDDDDDDDDDD, tani drejtor me PS o te dhjefsha Shqiperine me keta kurva te lindura, ky prokuror i Bamirit qe s'te falte 100-cen.PTU, a ka SPAK e OFL per keta?!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë