Shkëlqim Selami i përgjigjet akuzave të Metës: Je për të ardhur keq, ke qenë etaloni i blerjes së votave

Shkëlqim Selami i përgjigjet akuzave të Metës: Je për të ardhur keq, ke qenë etaloni i blerjes së votave

Ish-deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami

Ish-deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami, i është përgjigjur akuzave të Presidentit Ilir Meta për blerje votash në Vlorë. Në një postim në Facebook, Selami i drejtohet Presidentit si "kandidati i LSI", ndërsa e akuzon se kur ai ishte pjesë e LSI-së, vetë Meta e pyeste se sa vota arrinte të blinte.

"Zoti kandidat, mua nuk më bën dot pis dhe të më përmendësh blerje votash se kur me thoje sa vota arrin të blesh të thoja që mandatin nuk e dua po s'ma dhanë vlonjatet me vullnetin e tyre të lire dhe për këtë jam krenar se e bëra mandatin vetëm me votat e vlonjateve dhe me asnjë vote nga Saranda dhe ti këtë e di mire", shkruan ai. 

Sipas tij, Meta është "etalon i blerjes së votave", ndërsa i bën thirrje që të mos merret më me të.

"Ke qene etaloni i blerjes se votave dhe i habitur atëherë  me thoje paske te drejte vëlla, këta dashkan vetëm bukë ujë dhe histori, tani e ke rritur piacën u jep dekorata duke i përdorur ne vend te verdhushkave. Pushkatimi i Luanit tregon qe po shikon hije dhe s'ke me besim as tek vetja . E kalon pushkën sa në dorën tende dhe në dorën e atyre që të shërbejnë si vegël . Këtu je ne Vlore z. kandidat, dhe atë që unë e bëj si qytetar i thjeshte ti nuk e bën dot as si president. Të premtoj pas 25 prillit do të vijmë me komposto kumbullash vlonjate dhe liko që të mund të qerasësh ata që tani po i përdor si vegla. Mos u merr më me emrin tim, shiko përtej, bëj paqe me veten , unë jam qytetar i thjeshte vlonjat që do bëj çdo ditë për qytetin tim, këtu zgjodha te jetoj dhe të rris fëmijët e mi .

Mbrëmjen e djeshme, Presidenti Meta, në një intervistë televizive, e etiketoi Selamin si "njeri ordiner" dhe "çmika e çimkave".

"Çdo votë e Partisë Socialiste t'i numërohet asaj. Çdo votë e Partisë Demokratike t'i numërohet asaj. Opozita ti dali për zot të gjithë votuesve të saj, dhe jo të merret me disa opozitare të shitur. Jam këtu për t'ju thënë të gjithëve se Vlora nuk manipulohet, komisionerët e opozitë nuk do të shiten dhe nuk do t'i blej askush. Çdo votë do shkojë për atë subjekt që ka votuar sovrani dhe une do takoj personalisht çdo komisioner. Ka një skenar mafioz, me tentativa të fëlliqura e të poshtra por qe do marrin përgjigjen e merituar. Selam Çimka është një ordiner dhe unë nuk kam kohë të merrem me çimka dhe çimkat e çimkave", tha Meta mbrëmjen e djeshme.

Postimi i plotë:

Sot jam zgjuar po sa i habitur edhe i shokuar nga kandidati me i ri i LSI-se “metà ilire” por dhe me ka ardhur keq te them te drejten. Kandidati i lsi qe ka 6 vjet qe fle dhe zgjohet me emrin tim, me paska permendur prape.  Ka nje te mire marrezia e tij , duke qendruar ne Vlore eshte afer spitalit dhe te pakten kemi mundesi pas 25 prillit ti bejme derman. Pa sa pa hije ne kafazin e tij, i pushkatoi me pushke druri njerezit e zgjedhur nga vete ai dhe tani ka filluar shikon pertej kafazit. Zoti kandidat, mua nuk me ben dot pis dhe te me permendesh blerje votash se kur me thoje sa vota arrin te blesh te thoja qe mandatin nuk e dua po s'ma dhane vlonjatet me vullnetin e tyre te lire dhe per kete jam krenar se e bera mandatin vetem me votat e vlonjateve dhe me asnje vote nga Saranda dhe ti kete e di mire. Ke qene etaloni i blerjes se votave dhe i habitur athere  me thoje paske te drejte vella, keta dashkan vetem buke uje dhe histori, tani e ke rritur piacen u jep dekorata duke i perdorur ne vend te verdhushkave.  Pushkatimi i Luanit tregon qe po shikon hije dhe ske me besim as tek vetja . E kalon pushken sa ne doren tende dhe ne doren e atyre qe te sherbejne si vegel . Ketu je ne Vlore z. kandidat, dhe ate qe une e bej si qytetar i thjeshte ti nuk e ben dot as si president. Te premtoj pas 25 prillit do te vijme me komposto kumbullash vlonjate dhe liko qe te mund te qerasesh ata qe tani po i perdor si vegla. Mos u merr me me emrin tim , shiko pertej, bej paqe me veten , une jam qytetar i thjeshte vlonjat qe do bej cdo dite per qytetin tim , ketu zgjodha te jetoj dhe te rris femijet e mi . Do jap kontributim tim atje ku kam pare dhe prekur ndryshimin, skam nevoje per mandat une per te bere per Vloren , sme beri as pozita as karrigia dhe as mandati ky qe jam . Une si qytetar i thjeshte bej shume me shume se ty i veshur nen petkun e presidentit me puplat e nje kandidati dhe me duart e mbushura me dekorata.  Me qetesi dhe dashuri drejt 25 prillit dhe pas 25 Prillit per nje dreke ne Kuzum Baba te festosh me ne fitoren tonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lojtari: 14/04/2021 20:28

    Ike plaku Mere me gjithe tespie,ku krahasohesh ti me Çimin je shume vite large,clidhje ke ti me Vloren ik ore shiko halene tende.Vlore ta kesh ender,haroje ,si erdhe ashtu do ikesh me qetesi si e do vete dhe do ta hadhe aq bukur dhe aq qete ne 25 siç e ke kerkuar

    Përgjigju
  • Tami: 14/04/2021 17:40

    Me qarte, hapur dhe sakte nuk thuhet. Vlonjat i forte dhe trim. Kjo eshte fytyra e vertet e Ilir Cepanit. Zbriti nga fshati dhe mali dhe i jep mendje qytetarise. Fatkeqesi per kete vend te drejtohesh nga nje bastard president. Nuk mund ta mare peng kete vend nje njeri qe drejtohet nga hakmarrja, ligesia, mashtrimi, hipokrizia, manipulimi. Vjedhja, vrasja, shume e frikeshme.

    Përgjigju
  • Rruge Re: 14/04/2021 16:34

    Djale si Cim Selami nuk i vjen me LSI ne Vlore .Pas 100 vjeteve do te vi Cim tjeter dhe ai do jete ndonje nip i tij.Do ta kerkosh Vloren admiraaaal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg