Shkëlzen Berisha 80 mijë euro fitim në 2018, mbi 1 milion euro në 4 vjet

Fëmijët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni dhe Argita kanë fituar 14 848 921 lekë ose 120 mijë euro gjatë vitit 2018. Në deklaratën e pasurisë që Sali Berisha ka dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasuria, Shkëlzeni deklaron 7 750 000 lekë të ardhura për vitin 2018, konkretisht 6 700 000 lekë nga konsulenca komerciale për një kompani private si dhe 1 050 000 lekë të ardhura nga punësimi në shoqërinë “Albania Legal Company”. Shkëlzen Berisha deklaron edhe 2 281 228 lekë nga puna si konsulent, të faturuara dhe të deklaruara në 2017, por të arkëtuara në 2018. Nëse llogarisim edhe këtë shumë, të ardhurat e Shkëlzenit gjatë vitit 2018 janë 10 031 228 lekë ose rreth 81 mijë euro. Në vitin 2017, Shkëlzen Berisha deklaronte 3 000 000 të ardhura nga konsulenca dhe 959 784 lekë nga punësimi pranë shoqërisë Albanian legal Company. Ndërkaq, në vitin 2016, Shkëlzeni ka deklaruar 600 mijë euro të ardhura nga shitja e një pasurie të paluajtshme që në 2015, 47 956 euro të ardhura nga qiratë, 3 000 000 lekë nga konsulenca juridike dhe të ardhura nga paga 961 956 lekë. Në vitin 2015, Shkëlzeni deklaronte 210 mijë euro të ardhura nga ndërmjetësimi, 47 956 euro nga qiratë, 759 789 nga punësimi dhe 1 000 000 nga konsulenca Juridike. Pra, duke përfshirë edhe shitjen e pasurisë së paluajtshme, gjatë katër viteve, Shkëlzen Berisha deklaron mbi 1 milion euro të ardhura.   

Argita Malltezi  
Argita Malltezi ka fituar 7 098 920 lekë gjatë vitit 2018. Bie në sy që Argita deklaron 28 829 euro ose rreth 3 500 000 lekë vetëm nga qiratë, çka konfirmon një pasuri të paluajtshme të konsiderueshme. Gjithashtu, ajo deklaron 1 086 464 lekë të ardhura nga rroga dhe shpërblime në Fakultetin e Drejtësisë, 1 829 280 lekë të ardhura nga mësimdhënie në fakultete private, 23 937 lekë të ardhura nga interesat dhe 659 240 lekë honorare dhe shpërblime. Më parë, Argita ka deklaruar garazh në Rr. "Lidhja e Prizrenit" shitur për 45 424 euro, apartament 77 metra katrorë në Tiranë, përfituar nga privatizimi, apartament 95 m2 dhe garazh, i blerë duke shkëmbyer me një apartament tjetër dhe 14 mijë dollarë, shtesa anësore e pallatit, 60 m2, apartament plus parking, 188 metra2, vlera 125 mijë dollarë, apartament 141 metra2, vlera 100 mijë dollarë, dyqan 33 metra katrorë, gjysmë vile në Gjiri i Lalzit 56 mijë euro, tokë tre mijë metra2, apartament 120 metra2, vlera 150 mijë euro, apartament 200 m2, vlera 100 mijë euro etj.

Berisha dhe Liria
Ish-kryeministri Berisha, gjatë vitit 2018, sa i takon të ardhurave deklaron pagën si deputet, 1 324 820 lekë, dieta në Kuvend 571 801 lekë dhe interesa bankare 356, 62 lekë. Nga këto të ardhura, Berisha deklaron 696 924 lekë të shtuara në llogari bankare. Pra, të ardhura e Berishës burojnë vetëm nga statusi i deputetit. Ndërsa Liri Berisha deklaron të ardhura nga pensioni 366 512 lekë si dhe 1 505 lekë të ardhura nga interesat. Liri Berisha deklaron tre llogari bankare shtuar me shumat përkatëse 1 150,97 lekë, 128,47 lekë dhe 366 512 lekë.

( Kliko këtu ) deklarata e plotë e pasurisë së Sali Berishës

Pasuria e familjes Berisha gjatë vitit 2018

Sali Berisha

Llogari bankare shtuar me 696 924 lekë.

Llogari bankare, shtuar me 3, 09 USD.

Llogari bankare, pakësuar me 18 USD.

Të ardhura si deputet, 1 324 820 lekë.

Të ardhura nga dieta në Kuvend, 571 801 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare, 356, 62 lekë.

Liri Berisha

Llogari bankare shtuar me 1 150,97 lekë.

Llogari bankare shtuar me 128,47 lekë.

Llogari bankare shtuar me 366 512 lekë.

Të ardhura nga pensioni, 366 512 lekë.

Të ardhura nga interesat, 1 505 lekë.

Argita Malltezi

Llogari bankare pakësuar me 211 024 lekë.

Llogari bankare shtuar me 167 USD.

Llogari bankare pakësuar me 32 USD.

Llogari bankare shtuar me 4 782 lekë.

Pakësuar 505 700 lekë.

Transferim nga llogaria e bashkëshortit, 57 USD.

Llogari bankare shtuar me 30 USD.

Llogari bankare pakësuar me 793 lekë.

Shtuar llogaria 2 644 283 lekë.

Pakësuar llogaria 12 596 euro.

Shtuar llogaria 43 658 euro.

Pakësuar llogaria 369 USD.

Të ardhura nga rroga në Fakultetin e Drejtësisë dhe shpërblime, 1 086 464 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënie në fakultete private, 1 829 280 lekë.

Të ardhura nga qiratë 28 829 euro ose 3 500 000 lekë.

Të ardhura nga interesi, 23 937 lekë.

Honorare dhe shpërblime, 659 240 lekë.

Rimbursim i shpenzimeve shëndetësore, 6 874 euro.

Shkëlzen Berisha

88 769 euro.

6 943 114 lekë.

4 euro

Pakësuar 156 euro.

Mbyllur llogaria 82 943 euro.

Llogaria bankare në Suedi, pakësuar me 16 395 SEK.

Të ardhura nga punësimi në shoqërinë “Albania Legal Company”, 1 050 000 lekë.

Të ardhura nga konsulenca komerciale për shoqërinë... 6 700 000 lekë.

Shlyerje pjesore huaje, 90 mijë euro.

Kthim huaje, 10 mijë euro.

Të faturuara dhe të deklaruara në 2017, por të arkëtuara në 2018 nga puna si konsulent, 2 281 228 lekë.

Kthim huaje, llogaria e overdraftit, shlyer 88 769 euro, detyrimi i mbetur 102 308 euro.

Detyrimi i mbetur për huanë e dhënë, shlyer gjatë 2018 90 mijë euro, detyrimi i mbetur 85 mijë euro.   

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 25/05/2019 17:18

    Urgjent tu sekuestrohet pasuria ti kthehet popullit keta te perfundojne prapa hekurave te japin llogari per vjedhjet qe Kane bere dhe per krimet qe Kane kryer

    Përgjigju
    • Shteti: 25/05/2019 18:25

      Si urdheron! Mandatin e 3 te Rames me kismet.

  • Kyllufi: 25/05/2019 16:25

    Paska futi sa mener me thone alfred peza...imagjino sa ka fitu shkelqesia rama

    Përgjigju
  • €€€€€€€: 25/05/2019 15:50

    Mire ja beni ketit populli kur ska shtet tju fusi ne burg bravo i qoft familjes berisha per pasurin qe ka vendosur dhe ka tallur bydhen kaq vite .. edi rama u tregua i pa bes se populli ja dha voten per ti treguar vendin ketyre horrave edi u ben lajka .. o zot cfar mekati kan ber shqiptaret qe tallen te gjith qeverritaret me popullin ? ..!

    Përgjigju
  • ALBATROS: 25/05/2019 14:19

    KUSH MUND TE NA THOTE SA ORE MESIM KA DHENE ARG.. GJATE 2018?

    Përgjigju
  • Populli: 25/05/2019 13:50

    Burg Burg Burg dhe sekuestrim I cdo qindarke

    Përgjigju
  • Ilir: 25/05/2019 13:10

    Keta jane te gjithe nje brume bashke me Edin, Lulin dhe Like-Muniken

    Përgjigju
  • ron: 25/05/2019 11:03

    Sa turp per nje vend kaq te mire kur dikush behet miliarder pa asgje dhe aì qe punon nuk arrin te ushqehet.

    Përgjigju
  • toni: 25/05/2019 10:21

    keta jane gjeni.konsulence ne nivel boteror cuni i saliut. hahahahahahahahahahahah

    Përgjigju
  • Majmuni: 25/05/2019 09:48

    Pyeteni tani Saliun : Si ka mundësi që ju thoni se populli po vdes për bukë në Shqipëri këto vitet e fundit, ndërsa djali juaj,po në këto 4 vitet e fundit e po në Shqipëri, fiton mbi 1 Milion Euro ?

    Përgjigju
    • shimpazeja: 25/05/2019 13:15

      I sakt shoku bravo i ke rene pikes.kush ka tru le ta veje ne pune!!

  • Loni: 25/05/2019 09:22

    Dilni o kafsh beni protasta kundra Rames ky ju ka len dhe po ju le pa brek dhe ju i shkoni mbrapa ktij familje krimineli. Nje dit do ti pagush nje per nje keto, nuk vo ohet.Po pra drejtsia e kapur nga Rama dhe kush e ka kap drejtsin shikojeni.

    Përgjigju
    • O lon: 25/05/2019 18:30

      Aman po ca eshte kjo llogjike. E zejme se Rama zgjohet neser dhe arreston e pastron PD. Fut brenda Salen, Lulin, Zenin etj. Pasneser formohet opozite e re me vertet e paster nga kto figura. Fitojne zgjedhjet opozita e re duke premtu se do fusin Ramen ne burg dhe se mileti sdo jete me ne dileme midis haleve te PS dhe PD. Dhe normalisht pas zgjdhjeve skane pse nuk e mbajne premtimin dhe e fusin Ramen ne burg. Rama eshte i lidh me litar me Salen dhe Lulin. Po iku Luli iku dhe Rama. Apo jo?

  • Erik: 25/05/2019 08:00

    Pastroji parate o kerme pastroji, pa me konsulencen tende mund te zgjedhesh maksimumi ndonje vend per te bere pushimet apo ku mund te blesh rroba firmato, keshilla qe s'vlejne 2 Euro. Qe te beje 80 mije euro ne vit nje cope mxti si ty, Shqiperia te pakten duhet te ishte Norvegji, por ja qe babi yt dhe barbaret e PD-se nuk mendojne keshtu.

    Përgjigju
  • Popull: 25/05/2019 07:47

    Ku i gjetën!? Saliu erdhi nga Tropoja me shajake leshi dhe pa brekë në bythë, nga na dolën kështu milionera këta plehrat!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni