Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Berisha e ka cilësuar riciklim të gënjeshtrave librin “Armët dhe çunat”, të botuar nga gazetari i New York Times-it Guy Lawson. Në botim Lawson shkruan se në një takim të zhvilluar në Tiranë për trafikun e armëve ka qenë prezent dhe djali i kryeministrit Berisha. Në një deklaratë të publikuar në facebook, Shkëlzen Berisha shprehet se ai nuk ka lidhje me asnjë nga ato që thuhet në libër. Madje shton se në hetimin e zhvilluar në Kongresin Amerikan, emri i tij nuk shfaqet në asnjë moment.
“Riciklimi i rrenës
Në lidhje me një artikull të botuar nga media afër qeverisë dua të sqaroj sa më poshtë:
Në vitin 2008, menjëherë pas shkrimit të NYT, u kam shpërndarë mediave një përgjigje, ku pasi mohoja çdo lidhje me historinë në fjalë dhe personat e përfshirë në të, theksoja se koha dhe hetimet do t'i provonin ato si të pavërteta.
Kanë kaluar 7 vjet dhe kjo çështje është hetuar në Shqipëri dhe SHBA nga drejtësia amerikane. Protagonistët e saj janë hetuar dhe dënuar, por emri im nuk figuron në asnjë pjesë apo faqe të këtij hetimi për faktin e thjeshtë, se nuk kam pasur asnjë njohje, lidhje, takim, kontakt, marrëdhënie me Efraim Diverolin, ortakët apo biznesin e tij.
Sado ta riciklosh nga gazeta në libër e anasjelltas, sado të mundohesh, e të lodhesh, sado ta përkthesh në gjuhë të ndryshme, një rrenë nuk bëhet kurrë e vërtetë. Aq më tepër kur për thurjen e saj autori nuk harron të falënderojë publikisht edhe "zogun e Ramës".
Sigurisht kjo nuk pengon askënd, që në mungesë të fakteve, të ngushëllohet e nginjet me rrena”, shprehet djali i ish-kryeministrit Berisha. Ndërkohë që lë të kuptohet që vetë botimi i librit është i mbështetur nga kryeministri, njëkohësisht kryetar i PS-së, Edi Rama.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Korrik 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com