Shkëlzen Doli emocionon publikun
shqiptar e të huaj me perlat popullore

Shkëlzen Doli emocionon publikun<br />shqiptar e të huaj me perlat popullore
Koncerti në violinë i Shkëlzen Dolit me perlat e muzikës ka emocionuar publikun mbrëmjen e së shtunës në Teatrin e Operës e Baletit. Sukses i jashtëzakonshëm që me gjuhën e violinistit do të shprehej si realizim i ëndrrës së fëmijërisë, ku ai përjetoi muzikën e tabanit popullor.
 
“Baresha” e famshme e Nexhmije Pagarushës duket edhe më e bukur në telat e violinës së Shkëlzen Dolit. Më tej interpretohen “Valle e veriut”, melodi arbëreshe, nga Shqipëria e mesme, dhe koncerti vijon me një varg surprizash të muzikës së tabanit kombëtar. Ky koncert ka bashkuar të gjitha trevat shqiptare në një valë të vetme emocionesh e duartrokitjesh.
 
Orkestra dhe trupa e Ansamblit që shoqëroi koncertin ka përcjellë muzikë e valle nga të gjithë trevat shqiptare. Ja dhe instrumentisti i preferuar i Shkëlzen Dolit, Hekuran Xhambazi që ka performuar me të në Filarmoninë e Vjenës.
 
Publiku shpërthen në duartrokitje edhe emocione.
 
Në sallën e Teatrit të Operës të mbushur plot kishte edhe shumë pjesëmarrës të huaj. Pas koncertit të gjithë dalin të ngazëllyer nga salla.
 
Nuk kishin munguar edhe pjesëmarrës edhe nga Gjakova e më gjerë.
 
Këtë atmosferë suksesi e përcjellin me emocion edhe të huajt.
 
Ishte një interpretim i jashtëzakonshëm. E pëlqeva shumë. Një muzikë specifike e veçantë.
 
Për pjesëmarrësit turq, variacionet orientale të muzikës së Shqipërisë së mesme, janë më të pëlqyerat. Shprehen se duken akoma më bukur kur interpretohen nga një violinisti kaq i mirë sa Doli.
 
Njëri nga pjesëmarrësit do ta përmblidhte më bukur gjithë emocionin që dha interpretimi i Shkëlzen Dolit me Orkestrën e Ansamblit popullor mbrëmjes e së shtunës. 

shkelzen doli

shkelzen doli

shkelzen doli

 Foto të tjera 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni