Shkëlzeni kundër Bojaxhi: Ishte
klient bezdismërisht i rregullt i imi

Shkëlzeni kundër Bojaxhi: Ishte<br />klient bezdismërisht i rregullt i imi
TIRANE - Më duhet të pranoj se Bojaxhiu i Piktorit është pjesërisht i saktë.

Deri para dy vjetësh ka qenë vizitor bezdishmërisht i rregullt i zyrës sime, por atëherë vinte vetëm, pa "kontigjentin e shokëve" që ka mbledhur tani.

Kështu ka shkruar në faqen e tij në Facebook Shkëlzen Berisha referuar kandidaturës së Gjergji Bojaxhi.

Duket se ende pa filluar mirë fushata elektorale për zgjedhjet e qershorit kandidati i pavarur i Tiranës Gjergj Bojaxhi ka një kundërshtar dhe ai është as më pak e as më shumë se djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Që prej ditës së djeshme kur Bojaxhi shpalli kandidaturën e tij për bashkinë e Tiranës, Shkëlzen Berisha ka bërë disa statuse kundër kësaj kandidature. 

Statusit të një dite me pare të Shkëlzenit se ku mblidhen gjithë bojaxhinjtë e piktorët grekët e çamët, Gjergji Bojaxhi i është përgjigjur në studion e një emisioni televiziv se deri para dy vitesh të gjithë këta mblidheshin tek zyra e Shkëlzenit, por sot,- tha Bojaxhi,- nuk kam informacion se ku mblidhen se nuk jam pjese e këtij grupi.

shkelzen berisha

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja