I quajtur “Shkëmbi doktorit” nga vlonjatet, dikur plazh publik, sot nuk mund te qendrosh as disa minuta. Qytetaret vlonjatë të indinjuar flasin përpara kamerës se që në femijeri këtu kane plazhuar së bashku me familjet, pa asnjë detyrim, kurse sot do duhet te paguajne 15 mijë lek per tu lare ne det. Sipas tyre ne kete vend nuk respektohet hapësira për plazhin publik.
“Kjo është skandaloze se ky plazh dhe kjo shëtitore janë të të gjithë vlonjatëve. Tani vijnë të fortët dhe zënë vendin, ne na spostojnë na kanë nxjerr në majë të gurit. Edhe këtu na kanë thënë se do na përzënë më datë 1 korrik”, tha një pushues.
“Ky deri vjet ka qenë plazh popullor, publik. Para një jave erdhën rojet na thanë mund të laheni ne det, por mos rrini para shezlongëve! Po ku do bëjmë plazh ne?! Këtu ligji i shtetit për 30 për qind plazh publik nuk zbatohet më”, tha një tjeter pushues.
Prej disa ditësh subjekti privat ka vendosur çadrat e shezlongët, duke i spostuar qytetarët që nuk paguajnë. Ata akuzojnë se plazhi është zaptuar nga Ardian Kollozi, një ish-funksionar i PD-së, pronar i “PRIAM Hotel”. Të vendosur në një cep ku sipas tyre ende nuk është zënë, ata kërkojnë nga bashkia të ndërhyjë per lirimin e hapësirës.
“Kollozi ai e ka hotelin që ka vendos dhe shezlongët. Një javë ka që janë vendos. Ne tani rrimë nëpër shkallët e shëtitores apo nëpër gurë, por as këtu s’do na lënë më”, tha një tjetër pushues.
“Shkëmbi i doktorit” deri tek “Moli i naftës” pjesë e shëtirores “Lungomare 2” ka qenë dikur plazh publik, por subjekti privat që duhet të shfrytëzojnë vetëm 70 për qind të hapësirës së rërës nuk kursen as 30 përqindëshin e hapësirës publike.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.5%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 735
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Turistët izraelitë: Mezi presim muzeun hebre në Vlorë! Mirënjohës shqiptarëve për strehimin gjatë luftës
30 Mars, 20:18
-
PERSONAZH/ Këpucari nga Vlora që nuk njeh lodhje, punon prej 52 vitesh: Sa të kem fuqi, do jem këtu
30 Mars, 20:08
-
Automjeti përfshihet nga flakët në Qafën e Muzinës/ Nuk ka të lënduar, ja çfarë dyshohet
30 Mars, 18:45
-
‘Veri -Jug’/ Në qytezën antike ilire të Orikut, peshkatari i vjetër rrëfen sekretet e punës: Deti më jep qetësi shpirtërore
30 Mars, 14:16
-
E dënuar me 1 vit burg për falsifikim parash, arrestohet 27-vjeçarja në Lushnjë
29 Mars, 11:14
-
Akuzat për falsifikim për pronat e kishës, Bido i përgjigjet Berishës nga Report TV: Sulme të frymëzuara nga Beleri! Dokumenti u mikrofilmua kur ishte Meta kryeministër
28 Mars, 21:29
-
Plagosja e 17-vjeçarit në Sarandë/ Sherri dyshohet për një vajzë, babai i të plagosurit: Drejtësi ose do të bëj vetëgjyqësi! Autori: E qëllova për vetëmbrojtje me thikën e tij
28 Mars, 15:03
-
28 vite nga tragjedia e Otrantos/ Familjarët: S'ka drejtësi, shteti shqiptar s’na mbështeti! Ish-ushtaraku: Ata u trajtuan si armiq, u goditën me qëllim që të mbyteshin
28 Mars, 12:14
-
Autor të disa vjedhjeve, arrestohen 2 skifterët në Vlorë
28 Mars, 12:01
-
Borsh/ 50 familje në protestë: Kadastra na ka bllokuar certifikatat e pronësisë! Shteti ia ka dhënë tokën Komunitetit Mysliman
27 Mars, 17:31
-
Sherr mes adoleshentëve në Sarandë/ 17-vjeçari plagoset tre herë me thikë nga bashkëmoshatari
27 Mars, 17:28
-
Prej disa ditësh pompat e hidrovorit jashtë funksionit, Vlora rrezikon të përmbytet sërish
27 Mars, 13:27
Ndoshta ka investuar politikisht per kryetarin e ri te bashkise dhe ky e ka shperblyer.
PërgjigjuFirma e pare e hedhur nga kryetari i ri ne favor te pensionisteve te vlores.Hallall
PërgjigjuKeta plerat jan bashke ja japin Kolloz kumarxhiut qe ta kene mire muabetin kur te vij PD ne pushtet.Ne dt 10 ora 10 proteste para bashkise se na shkelen me kemb qelbesirat
PërgjigjuKëto per shpirt qe nuk kan shpirt edhe shtresën e mesme e dojn te varfër qe ti shkelin me kemb .po kto plehra I dajn leket përgjysmë PS PD
PërgjigjuRespekte per ate qe investon si zoti Kollozi.
PërgjigjuNuk e ka fajin ai që e ka marrë,por ai plehra që ja ka dhënë...
PërgjigjuAta plehra jan te ter faj eshte i joni qe votojm
Eshte kapitalizem e jo shtet social.Eshte koha e te pasurve jo e popullit te varfer.Ne shqiperi eshte koha e karshillekut kunder popullit.
PërgjigjuNë të gjithë botën të kërkosh, askund nuk gjen raportin 70% privat dhe 30% publik..! Jashtë janë ose e kundërta dmth 30% privat dhe 70% publik, ose 100% publik. Kam qenë në Mauritius dhe dihet që Mauritius mbahet vetëm me turizëm. Dhe asnjë cm plazh nuk ishte privat. Biles dhe hoteli me 5 yje të jepte çadrën dhe shko e ngule ku të duash. Këtu tek ne nuk e di pse është gjithë kjo babëzi..?!
Përgjigjufutini nje dru atij kollozit...
PërgjigjuIsha tek hoteli ndejta nje nate dhe degjova njerin aty kur e pyeti nje klient per plazhin privat tha keshtu e kan vlonjatet tha pakesoi buken e shtoi drurin keshtu te duan edhe me shum..me erdhi inat qe u shpreh ashtu po nuk kisha foqi ta kundershtoja se isha hallexhi..
PërgjigjuPrej vitesh vija nga tirana ne vlore dhe beja plazh te Shkembi Doktorit ose matan tunelit. Tani nuk te lene tu afrohesh. Mesa duket, investimet ne lungomare jane bere per hotelet, jo per publikun. Minostrja e turizmot te sqaroje: Pse hotelet duhet ta zaptojne plazhin? Vafshi ne djall me ato shezllonet tuaja.
PërgjigjuHotele me pare krimi ne toke te tjeterkujt madje. Keshtu eshte Rumpallistani
Duhet te ngrihet i gjithe populli i Vlores ne proteste qe te zhduken keta te pangopshem.
PërgjigjuKollozi e ka hotelin 100 metra me poshte ca 70% kerkon ti o gazetari kur nuk i takon as 7% aty ne ate vend.ndaj shkruani e raportoni si duhet se late nam
PërgjigjuSe di pse Ardi esht ber i till kur ka pasur nje nen dhe baba me emer'si duket paraja e paska ndryshuar rukia zonj dhe e motra moza zonj.
PërgjigjuCfar kerkoni nga kollozi o vlla se nuk e kuptoj, nje njeri qe ska respekt per gruan e tij nga do ket per bashkeqytetaret. Gjithsesi kete ze duhej ta kishit ngritur qe kur e beret kollozin deputet qe luante kumar me leket qe punsonte. Tani kot sa ja beni gam gam, ikni lahuni te kanali i motorit tani
Kumari t degjeneron o shoku