GREQI- Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar në ujërat greke, pasi dy skafe që dyshohet se ishin nisur nga Shqipëria, kanë tentuar të futet në ujërat turke.
Dy skafet janë pikasur fillimisht nga rojet bregdetare turke të cilët i kanë ndjekur nga pas, por pa sukses. Në ndihmë të tyre erdhën edhe 10 anije greke, një avion dhe një helikopter i FRONTEX, të cilët bënë të mundur kapjen e njërës prej skafeve. Në pranga ranë tre persona, ku referuar mediave greke, dy nga të arrestuarit janë shqiptarë dhe një tjetër italian.
Një lajm i tillë, për ndalimin e dy shqiptarëve dhe një italian është konfirmuar edhe nga policia shqiptare, por këta të fundit mohojnë që në skaf të jetë gjetur drogë. Sipas tyre, nuk ka të dhëna që skafet të jenë nisur nga Shqipëria
"Në lidhje me një lajm të bërë publik në disa media, të cilat i janë referuar burimeve mediatike greke se dyshohet që dy skafe janë nisur nga Shqipëria dhe se Policia Greke është duke zhvilluar operacion, sqarojmë opinionin publik se: Nga komunikimi paraprak me homologët grekë, lajmi i dhënë në media është tërësisht i pavërtetë. Operacioni zhvillohet në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë dhe jo në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe nga komunikimi i deritanishëm dhe shkëmbimi i informacionit nuk ka asnjë të dhënë që mjetet lundruese të jenë nisur nga Shqipëria. Policia Greke gjatë operacionit ka kapur një prej mjeteve lundruese, brenda të cilit nuk është gjetur lëndë narkotike dhe ka ndaluar dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian që ndodheshin në bordin e skafit. Policia e Shtetit vijon shkëmbimin e informacionit me homologët për dy shtetasit shqiptarë dhe është në ndjekje të operacionit nga homologët grekë", njofton policia shqiptare.
Në operacionin e policisë greke raportohet se ka pasur edhe të shtëna. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e skafit të dytë.
Mediat greke ka publikua pamje nga momenti i arrestimit të dy shqiptarëve, si rezultat i aksionit anti-drogë në ujërat greke. Dy shqiptarët, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, shfaqen të dorëzuar para katër policë që u kanë drejtuar armën. Policia shqiptare e konfirmon ndalimin e dy shqiptarëve, por mohon që në skafin e tyre të jetë gjetur drogë. Vijojnë hetimet.
O maks ca mndimi ke nga ka ardh nga greqia apo italia si thua ti
PërgjigjuUn them nga xharxhania o labi Na e ben shqiperin pse vetem ajo prodhon kanabis Kurse grekerit turqit e italianet jan te shenjt Keshtu mendoj un labi
Te dencohen keta shkerdhata gazetar qe cdo gje e keqe qe ndodh ne vendet fqinj ka ardh nga shqiperi
PërgjigjuFakenews!Te denoncohen ata qe dhane lajmin!
PërgjigjuNormal ku ka gomone shqiperi cne ne morat me drog jan nisur nga suedia e sigurt
Përgjigju