Shkencëtaret Amerikanë të Fondacionit “RPM Nautical” dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit njoftojnë se kanë dalluar në ujërat shqiptare një nga speciet më të rralla të fokës ne botë.
Specia e rrallë është MOnachus MOnachus i njohur edhe si Foka Mesdhetare është një gjitar me një peshë prej rreth 300 kg.

Kjo lloj foke është specia e dytë në botë më e rrallë dhe gjitari detar i vetëm që kërcënohet totalisht nga zhdukja, deri me sot numërohen jo më shumë se 510 individë që jetojnë në ujërat e Mesdheut.
Edhe para dy viteve, në gusht 2012, tre turistë italianë kanë dëshmuar se kanë parë fokën e rrallë rreth 30 metra nga një pjesë e bregdetit shkëmbor të Vlorës.
Foka e Mesdheut njihet per here te pare nga pershkrimet e filozofit te famshem Aristoteli si dhe imazhi i saj i parë është fiksuar në një monedhë antike të shek V p.k. në Athinë.

Përpara viteve 90 në ujërat shqiptare mendohej se jetonte një koloni e vogël prej 10 deri 18 individë, por fati i tyre i metejshem nuk dihet.
Shkencëtaret amerikanë e kanë vëzhguar për disa ditë gjitarin e rrallë në pamundësi për ta fotografuar nga afër, megjithatë konfirmojnë se gjitari i dalluar ne ujrat shqiptare eshte Foka Mesdhetare apo MOnachus Monachus.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com