Shkencëtarët: Dioksidi i titanit
mund të ulë ngrohjen globale

Shkencëtarët: Dioksidi i titanit <br />mund të ulë ngrohjen globale
Një përbërës i quajtur Spritzing në stratosferë mund të ndihmojë për të luftuar ngrohjen globale, sipas shkencëtarve të cilët janë angazhuar në një projekt të ri gjeoinxhinierik, raporton National Geographic.

Në plan përfshihen përdorimi i tullumbaceve në lartësi të madhe, në mënyrë që të shpërndahen miliona tonelata të dioksidit të karbonit një lëndë kimike që është vënë re në sipërfaqen e diellit.

Pas takimit me atmosferën , grimcat do të shpërndahen nëpër planet dhe më pas do të reflektojnë disa rreze dielli në hapsirë.
Sipas projektit lider dhe i inxhinierit kimik, Peter Davidson, rreth tre milion ton dioksid titani i cili do të përhapet në një shtresë rreth një milion milimetra e trashë, do të shërbejë për të mënjanuar efektet e ngrohjes të cilat janë shkaktuar nga dyfishimi niveleve të dioksidit të karbonit atmosferik i ditëve të sotme.

Kjo ide është frymëzuar nga shpërthimi i malit Pinatubo në vitin 1991, një vullkan në Filipine – thotë Davidson, kryetari i firmës së këshillimit Davidson Technology në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky shpërthim shpërndau rreth 20 milion ton dioksid sulfurik në atmosferë, i cili formoi një përbërje të acidit sulfurik që redukton temperaturat globale me rreth një të katërtën e shkallës Fahernheit (një gjysëm gradë celsius) për dy vite.

Por Davidson thotë se acidi sulfurik mund të degradojë shtresën e ozonit dhe mund të shkaktojë thatësira, kjo për arsye sepse thith dhe shpërndan dritën, duke ulur temperaturat mjaftueshëm për të ndërprerë qarkullimin në stratosferë.

Në të kundërt dioksidi i titanit është shtatë herë më efektiv për të shpërndarë dritën. Kjo do të thotë se do të duhet shumë më pak për të arritur efektet e dëshiruara, thotë ai, dhe do të ketë një ndikim më të ulët në qarkullimin atmosferik.

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Pushimet mbaruan, nesër nis sesioni i ri parlamentar/ Pikat e nxehta: Xhaçka, interpelancat dhe mbetjet toksike! Nuk mbeten pas diskutimet për reformën zgjedhore

Pushimet mbaruan, nesër nis sesioni i ri parlamentar/ Pikat e nxehta: Xhaçka, interpelancat dhe mbetjet toksike! Nuk mbeten pas diskutimet për reformën zgjedhore